LAJMI I FUNDIT:

Franca nuk merr më shumë se një pikë ndaj Polonisë – kualifikohet si vendi i dytë

Franca nuk merr më shumë se një pikë ndaj Polonisë – kualifikohet si vendi i dytë

Franca ka luajtur baras 1-1 ndaj Polonisë në ndeshjen e vlefshme për Grupin D që ishte e fundit e fazës së grupeve në Euro 2024.

Pjesa e parë ishte mjaft e qetë dhe rasti më i mirë gjatë këtij 45 minutëshi erdhi vetëm pak minuta para fundit të saj.

Mbappe në minutën e 42-të e testoi seriozisht portën e polakëve, por Skorupski reagoi mirë duke mos lejuar të mposhtej.


Fraksioni i dytë i këtij takimi ishte më i pasur në aspektin e rasteve për gol ku të dyja ekipet arritën që të shënojnë nga një herë.

“Gjelat” fillimisht rrezikuan përsëri me anë të Mbappes në minutën e 49-të, por sërish Skorupski ia mohoi golin.

Në minutën e 55-të, Dembele fitoi duelin e shpejtësisë ndaj Jakub Kiwior duke e detyruar këtë të fundit të shkaktojë penallti.

Nga pika e bardhë nuk dështoi Mbappe, i cili në minutën e 56-të realizoi për t’i dhënë epërsinë prej 1-0 Francës.

Në të njëjtën mënyrë golin e gjeti edhe Polonia, pasi Dayot Upamecano në minutën e 76-të shkaktoi ndërhyrje të palejueshme brenda zonës.

Penalltinë e goditur nga Lewandowski fillimisht e priti Maignan, por ajo u përsërit pasi kishte dalur me dy këmbët nga vija dhe në tentimin e dytë sulmuesi polak nuk gaboi për 1-1.

Deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit nuk pati më ndonjë rast për t’u veçuar dhe Franca arriti të marrë vetëm një pikë duke u kualifikuar si e dyta e grupit pas fitores së Austrisë ndaj Holandës./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë
Njihuni me mashtruesin më të madh të futbollit: Man City, Liverpool, Chelsea, Man United dhe kapja e ish-gruas së Henryt

Njihuni me mashtruesin më të madh të futbollit: Man City, Liverpool, Chelsea, Man United dhe kapja e ish-gruas së Henryt

Premier League
Lamine Yamal i jep përgjigje brutale Jens Lehmannit që tha se Spanja ka

Lamine Yamal i jep përgjigje brutale Jens Lehmannit që tha se Spanja ka "ekip të ri dhe papërvojë"

Përfaqësueset

"Një nga lojtarët më të rrezikshëm" - Toni Kroos tregon se cilit lojtar të Spanjës i frikësohen më shumë

Përfaqësueset
Sa fitoi Ballkani nga shitja e Lumbardh Dellovës te CSKA Sofja

Sa fitoi Ballkani nga shitja e Lumbardh Dellovës te CSKA Sofja

Superliga
Ish-ylli i Ligës Premier i bindur se mund ta rikthejë Kloppin në postin e trajnerit këtë vit

Ish-ylli i Ligës Premier i bindur se mund ta rikthejë Kloppin në postin e trajnerit këtë vit

Përfaqësueset
Barcelona vë në shitje Ronald Araujon për çmimin e duhur

Barcelona vë në shitje Ronald Araujon për çmimin e duhur

La Liga
Kalo në kategori