LAJMI I FUNDIT:

Nogueras për Telegrafin: Sot debatohet në Kuvendin spanjoll nisma e “Junts” për njohjen e shtetit të Kosovës, votimi më 27 qershor

Nogueras për Telegrafin: Sot debatohet në Kuvendin spanjoll nisma e “Junts” për njohjen e shtetit të Kosovës, votimi më 27 qershor

Propozimi i partisë katalunase “Junts” për njohjen e shtetit të Kosovës nga Qeveria e Spanjës do të diskutohet sot në seancën plenare të Kuvendit të Spanjës, ndërsa votimi lidhur me këtë iniciativë të partisë katalunase do të jetë më 27 qershor.

Kështu bëri të ditur në një deklaratë për Telegrafin, Miriam Nogueras, anëtare e Parlamentit, zëdhënëse e partisë katalunase.


“Ne presim mbështetje nga të gjitha partitë politike katalane, baske dhe galike. Nuk mund të them të njëjtën gjë nga partitë politike spanjolle. Ne do të negociojmë deri në minutën e fundit”, tha Nogueras për Telegrafin.

Çka thuhet në kërkesën e partisë katalunase për njohjen e Kosovës nga Spanja
Lexo po ashtu Çka thuhet në kërkesën e partisë katalunase për njohjen e Kosovës nga Spanja

Zëdhënësja e kësaj partie tutje njoftoi se debati është sot, duke filluar nga ora 17:00, ndërsa propozimi do të vihet në votim të enjten, më 27 qershor.

“Partia Socialiste e zotit Sanchez nuk ka shprehur asnjë synim për të mbështetur nismën. Kundërshtimi i njohjes së Kosovës e lë atë shumë të dobësuar në sytë e ndërkombëtarëve. Votimi Jo është një akt i madh moskoherence nga ana e qeverisë spanjolle”, tha ajo.

“Ata mendojnë se çdo njohje e pavarësisë së Kosovës mund të jetë një precedent për një njohje të ardhshme të një shteti të pavarur katalanas nga vendet e tjera. Kjo është frika e vërtetë pas qëndrimit të partive politike spanjolle”, tha Nogueras.

Sipas saj, propozimi mund të kalojë me shumicë të thjeshtë votash, por përfundimisht njohja e një shteti të ri sovran mund të zbatohet vetëm nga Qeveria e Spanjës.

Këtu mund ta ndiqni debatin e drejtpërdrejt nga ora 17:00. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Konjufca: Kemi informacione të sakta se në Serbi po bëhen ushtrime për sulm të ri

Konjufca: Kemi informacione të sakta se në Serbi po bëhen ushtrime për sulm të ri

Lajme
Haxhiu i shkruan letër ministres serbe të Drejtësisë, kërkon të transferohen në Kosovë katër kosovarët që po mbahen në burgjet e Serbisë

Haxhiu i shkruan letër ministres serbe të Drejtësisë, kërkon të transferohen në Kosovë katër kosovarët që po mbahen në burgjet e Serbisë

Lajme
Ndihmoi vajzën e saj 19-vjeçare të kryente abort të kundërligjshëm, prokuroria deklarohet për rastin në Podujevë

Ndihmoi vajzën e saj 19-vjeçare të kryente abort të kundërligjshëm, prokuroria deklarohet për rastin në Podujevë

Lajme
“Nënat arbëreshe i prenë gjuhën fëmijëve…”: Çfarë kishte thënë At Belushi para se të vdiste për ruajtjen e gjuhës shqipe në Itali

“Nënat arbëreshe i prenë gjuhën fëmijëve…”: Çfarë kishte thënë At Belushi para se të vdiste për ruajtjen e gjuhës shqipe në Itali

Lajme
Mickoski, Ahmetit: Do të reagojmë nëse dëmtohet karakterin unitar i shtetit

Mickoski, Ahmetit: Do të reagojmë nëse dëmtohet karakterin unitar i shtetit

Politikë

"Nëse Serbia ka një pozicion të tillë atëherë çfarë po negocion BE-ja": Lajçak pyetet për letrën e Bërnabiq dërguar EEAS-it

Politikë
Kalo në kategori