Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda ka akuzuar Qeverinë Kurti për politizim dhe shkatërrim të administratës publike.
Gruda në një konferencë për media, tha se nisma për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Zyrtarët Publikë bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës dhe Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit që Kosova e ka me BE-në.
“Me këtë ligj shkelet Marrëveshja e Stabilizim Asocimit për Kosovën, sepse neni 120 i saj kërkon bashkëpunim me Bashkimin Evropian në fushën e reformave në administratën publike. Vlen të theksohet që edhe Zyra e BE-së në Kosovë e ka kundërshtuar këtë ligj. Neni 19 i Kushtetutës përcakton qartë se marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara kanë epërsi ndaj ligjeve të Republikës së Kosovës. Prandaj, Ligji për Zyrtarë Publikë nuk mund të jetë në kundërshtim me MSA-në sepse kështu ai është në kundërshtim edhe me Kushtetutën”, theksoi Gruda.
Ai tha se shumë nga vërejtjet e gjykatës lidhur me këtë ligj nuk janë adresuar, edhe pse Qeveria ka qenë e obliguar që të bëjë këtë si dhe nuk ka pasur konsultim publik për të.
“Ushtruesit e detyrës kanë një mandat prej 12 muajsh me mundësinë e vazhdimit edhe për 12 muaj të tjerë. Neni 17, paragrafi 3 thotë: “ Nëpunësit civilë të emëruar në pozita të kategorisë së ulët dhe të mesme drejtuese para hyrjes në fuqi të ligjit bazik konsiderohen se fillojnë mandatin e parë me hyrjen në fuqi të këtij ligji”. Kjo është në tërësi në kundërshtim me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese. Neni 11, paragrafi 5, përcakton: ‘Nëse brenda afatit prej nëntë (9) muajsh nëpunësi civil nuk sistemohet apo refuzon sistemimin në ndonjë pozitë të lirë të shërbimit civil, nëpunësi lirohet nga shërbimi civil’. Ky është një mekanizëm për shantazh dhe largim nga puna i nëpunësve publikë”, shpjegoi Gruda.
Ai tha se edhe plotësimi dhe ndryshimi i Ligjit për Këshillin Prokurorial është jokushtetues.
“Kjo po bëhet me tendencë për ndikim politik mbi organin e akuzës, sepse përbërja e tij është në kundërshtim me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, si sa i përket përfshirjes së politikës në KPK ashtu edhe përfshirjes së një anëtari nga Avokati i Popullit”, tha Gruda.
PDK i ka bërë thirrje Qeverisë të ndalë veprimet që bien ndesh me Kushtetutën, MSA-në dhe aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese, në të kundërtën do t’i dërgojë këto ligje në Kushtetuese. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A