LAJMI I FUNDIT:

“Taylor Swift ka vdekur” – Charli XCX u kërkon fansave të ndalojnë thirrjet e tmerrshme kundër Taylor Swift

“Taylor Swift ka vdekur” – Charli XCX u kërkon fansave të ndalojnë thirrjet e tmerrshme kundër Taylor Swift

Charli XCX u ka kërkuar fansave të ndalojnë së kënduari “Taylor Swift ka vdekur” në koncertet e saj.

Pati raportime për turma në shfaqjen e saj të së dielës në Sao Paulo, Brazil, duke u bashkuar me sulmet ndaj megayllit.


Me një postim në Instagram, këngëtarja tha se nuk do ta tolerojë më, shkruan BBC.

“A mund të ndalojnë njerëzit që e bëjnë këtë”, shkroi Charli në Instagram. “Online ose në shfaqjet e mia”.

“Është e kundërta e asaj që dua dhe më shqetëson që dikush do të mendojë se ka vend për këtë në këtë komunitet”, tha artistja.

Charli dhe Taylor kanë nxjerrë të dyja albume kohët e fundit dhe “Charli’s Brat” është mbajtur jashtë vendit të parë në top lista nga “The Tortured Poets Department”.

Ka pasur spekulime, që rrjedhin nga të dyja lidhjet me anëtarët e grupit “The 1975”, se një nga këngët e Charlit, “Sympathy is a Knife”, përfshin një referencë për Taylor.

Foto: Screenshot

Charli është fejuar me bateristin George Daniel dhe Taylor thuhet se ishte ngatërruar me Matty Healy.

Në këngë, Charli, 31 vjeç, i referohet një vajze që përshkon pasiguritë e saj duke thënë: “Nuk dua ta shoh në prapaskenë në shfaqjen e të dashurit tim”.

Foto: Screenshot

Një nga temat e albumit “Brat” janë marrëdhëniet mes grave në industrinë e muzikës dhe Charli ka folur në intervista sesi këngëtarët mund të vihen përballë njëri-tjetrit.

“Ne e kemi kaluar pikën e medias që gjithmonë i vë gratë kundër njëra-tjetrës”, tha ajo për “The Guardian” në një intervistë , duke folur për këngën e saj” Girl, So Confusing”.

“Marrëdhëniet mes grave janë super komplekse dhe shumështresore”, tha ajo.

“Ti mund të pëlqesh dikë dhe të mos e pëlqesh atë në të njëjtën kohë; mund të ndihesh xheloz për dikë, por ai ende mund të jetë miku yt”, u shpreh më tutje ajo. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Blero rikthehet sërish me ish-të dashurën? Postimi që lë të dyshohet

Blero rikthehet sërish me ish-të dashurën? Postimi që lë të dyshohet

Magazina
Ish-banorja e Big Brother VIP e konfirmon: Jam në një lidhje dashurie

Ish-banorja e Big Brother VIP e konfirmon: Jam në një lidhje dashurie

Magazina
Melinda Ademi mahnit me fotografitë në bikini: E nxehtë si moti

Melinda Ademi mahnit me fotografitë në bikini: E nxehtë si moti

Magazina
Jennifer Lopez duket e tensionuar gjatë takimit me vajzën e saj, pasi Ben Affleck i zhvendos gjërat e tij nga rezidenca e tyre

Jennifer Lopez duket e tensionuar gjatë takimit me vajzën e saj, pasi Ben Affleck i zhvendos gjërat e tij nga rezidenca e tyre

Magazina
Melania ka bërë një pakt me Trumpin nëse fiton zgjedhjet presidenciale

Melania ka bërë një pakt me Trumpin nëse fiton zgjedhjet presidenciale

Magazina
Vazhdojnë problemet e Bardhit me ish-menaxherin, ia bllokon edhe koncertet

Vazhdojnë problemet e Bardhit me ish-menaxherin, ia bllokon edhe koncertet

Magazina
Kalo në kategori