Një sulm ajror izraelit në një klinikë mjekësore në qytetin e Gazës ka vrarë drejtorin e Departamentit të Ambulancës dhe Emergjencave të Gazës, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë e enklavës, ndërsa ushtria izraelite tha se sulmi kishte vrarë një komandant të lartë të armatosur të Hamasit.
Ministria e Shëndetësisë tha se vrasja e Hani al-Jaafarawi e çoi numrin e stafit mjekësor të vrarë nga sulmet izraelite që nga 7 tetori në 500.
Të paktën 300 të tjerë janë arrestuar deri më tani.
Në një deklaratë, ushtria izraelite tha se sulmi kishte në shënjestër Mohammad Salah, i cili thuhet se ishte përgjegjës për sigurimin e armatimit të Hamasit.
“Salah ishte pjesë e një projekti për zhvillimin e armatimit strategjik për organizatën terroriste Hamas dhe ai komandonte një numër skuadrash terroriste të Hamasit që punonin në zhvillimin e armëve”, tha ushtria.
Ndërkohë, më shumë se tetë muaj pas luftimeve, ndërmjetësimi ndërkombëtar i mbështetur nga SHBA-ja, deri më tani nuk ka arritur të sjellë një marrëveshje armëpushimi, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.
Hamasi thotë se çdo marrëveshje duhet t’i japë fund luftës, ndërsa Izraeli thotë se do të pajtohet vetëm me pauza të përkohshme në luftime derisa Hamasi “të shkatërrohet”.
Ndryshe, në Rafah, pranë kufirit me Egjiptin, forcat izraelite kanë marrë kontrollin e pjesëve lindore, jugore dhe qendrore të qytetit, me banorët që përshkruajnë luftime të ashpra.
Madje, siç theksojnë ata, tanket izraelite kanë avancuar deri në kampin Mawasi në veriperëndim të Rafahut, duke detyruar shumë familje të largohen drejt veriut.
“Situata në Tel Al-Sultan, në perëndim të Rafahut, mbetet shumë e rrezikshme. Dronët dhe snajperët izraelitë po gjuajnë njerëz që përpiqen të kontrollojnë shtëpitë e tyre dhe tanket vazhdojnë të marrin nën kontroll zonat që mbikëqyrin Al-Mawasin më në perëndim”, tha Bassam, banor i Rafahut.
Por, Izraeli mohon të ketë shënjestruar civilët.
Së fundmi, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se faza e luftimeve intensive kundër Hamasit do të përfundojë “shumë shpejt”, por se lufta nuk do të përfundojë derisa grupi islamik të mos kontrollojë më enklavën palestineze.
“Pas përfundimit të fazës intensive, ne do të kemi mundësinë të zhvendosim një pjesë të forcave në veri. Dhe ne do ta bëjmë këtë”, tha Netanyahu në një intervistë për kanalin 14 të Izraelit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Çfarë objektivash mund të godasë Ukraina në Rusi pas heqjes së kufizimeve të ATACMS?
"Hezbollahu ka lëshuar rreth 100 predha nga Libani" - ushtria izraelite jep detajet
Helika e helikopterit godet për vdekje burrin që i kishte shpëtuar rrëzimit të helikopterit të parë (Video, +18)
Ish-pjesëtari i forcave speciale tregon çfarë tha Sadam Hussein kur u kap
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian