LAJMI I FUNDIT:

Sauditët blejnë tetë herë kampionin e Francës dhe ‘vjedhin’ njeriun kyç nga PSG

Sauditët blejnë tetë herë kampionin e Francës dhe ‘vjedhin’ njeriun kyç nga PSG

Lajmi se klubi i futbollit Monaco do të marrë pronarë të rinj, nga Arabia Saudite, goditi publikun francez si rrufe në qiell.

Monaco është në shitje prej disa muajsh, ndërsa ditët e fundit negociatat me investitorët sauditë janë intensifikuar dhe disa detaje tashmë kanë dalë në publik.


Gazeta e njohur L’equipe njoftoi se tashmë është rënë dakord që Luis Campos të jetë në krye të të gjithë projektit, gjë që tronditi të gjithë, veçanërisht drejtuesit e Paris Saint Germain sepse Campos është një nga njerëzit kyç në menaxhimin e këtij projekti të klubit parisien.

Campos është aktualisht në krye të strategjisë së klubit te PSG dhe më parë ka mbajtur postin e drejtorit sportiv, ndaj largimi i tij sigurisht që do të ishte një goditje e rëndë për ekipin nga Parku i Princave.

Portugezi 59-vjeçar me eksperiencë duhet të emërohet president i klubit në Monaco dhe do t’i lihet dora e lirë për të udhëhequr ekipin në majat e futbollit evropian.

Gazeta L’equipe njoftoi gjithashtu se PSG do të kërkojë një shpjegim për veprimet e tilla nga sauditët dhe takimi do të mbahet gjatë ditës.

Që nga blerja e sauditëve, PSG vendosi dominimin në futbollin francez dhe ishte kampion 11 herë në 13 vitet e fundit, dhe mbretërimi i tij u ndërpre vetëm nga Monaco dhe Lille, të cilët arritën të fitonin nga një titull në periudhën e përmendur.

Interesant është edhe fakti që Campos më parë ka punuar në Monaco, ku ka qenë drejtor teknik dhe drejtor sportiv, ndaj këtë verë mund të shohim rikthimin e tij në Principatë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Leverkusenit refuzon të nënshkruajë kontratën e re, i thotë klubit se dëshiron të transferohet te Bayern Munichu

Ylli i Leverkusenit refuzon të nënshkruajë kontratën e re, i thotë klubit se dëshiron të transferohet te Bayern Munichu

Bundesliga
Ekspertët e futbollit shpërthejnë në

Ekspertët e futbollit shpërthejnë në "vjedhjen" që VAR-i ia bëri Danimarkës përballë Gjermanisë

Përfaqësueset
Zbulohet se kush është personi i maskuar që u largua nga çatia e Sigal Iduna Park nga forcat speciale

Zbulohet se kush është personi i maskuar që u largua nga çatia e Sigal Iduna Park nga forcat speciale

Ndërkombëtare
Tifozëve të Real Madridit nuk do t’u pëlqejë aspak deklarata e Nachos për Yamalin

Tifozëve të Real Madridit nuk do t’u pëlqejë aspak deklarata e Nachos për Yamalin

Përfaqësueset
Spanja merr një vendim të madh për Lamine Yamal në lidhje me ligjin e rreptë gjerman

Spanja merr një vendim të madh për Lamine Yamal në lidhje me ligjin e rreptë gjerman

Përfaqësueset
Eksod tek Barcelona, konfirmohet largimi edhe i dy lojtarëve të tjerë

Eksod tek Barcelona, konfirmohet largimi edhe i dy lojtarëve të tjerë

La Liga
Kalo në kategori