Nga: Irena Beqiraj
Zef Pllumi thoshte “populli shqiptar duhet të ndryshojë trurin”!
Në 100 vjet shtetformim ne kemi ndryshuar udhëheqësit, por kurrë trurin. Ndërkohë që sekreti i suksesit njerëzor nuk qëndron në inteligjencën e lindur individuale, por në trurin tonë kolektiv – në aftësinë e grupeve njerëzore për t’u ndërlidhur shoqërisht dhe për të mësuar nga njëri-tjetri gjatë brezave.
Biologu Joseph Henrich na tregon se aftësia për bashkëpunim ka qenë forca kryesore që ka çuar përpara procesin evolucionar njerëzor. Formimi i trurit kolektiv ka nxitur evolucionin gjenetik të specieve njerëzore brenda një shoqërie dhe ka ndikuar më tej në biologjinë e tyre.
Kapaciteti i hershëm njerëzor për të mësuar nga të tjerët prodhoi shumë risi kulturore, si zjarri, gatimi, kontejnerët e ujit, njohuritë mbi bimët, armët, të cilat nga ana e tyre nxitën zgjerimin e trurit tonë dhe ndryshuan fiziologjinë, anatominë dhe psikologjinë tonë në mënyre vendimtare.
Pra, ndryshe nga çdo specie tjetër, ne njerëzit jemi specie kulturore.
Normat kulturore edhe shoqërore që shqiptarët kanë mësuar, përvetësuar dhe zbatuar gjatë gjithë historisë së tyre kane pasur një theks të fuqishëm tek interesat individuale, që për disa vazhdojnë të drejtohen nga qëllimi i thjeshtë e bazik i mbijetesës , ndërsa për të tjerë nga lakmia e pangopur për privilegje, pasuri, pushtet e kontroll. Për më tepër, duke theksuar “unë” pothuajse tërësisht në kurriz të “ne”, besimi ynë injoron faktin që njerëzit janë thelbësisht social duke na drejtuar drejt profecive vetëpërmbushëse.
Pra, paaftësia jonë për të vepruar ndryshe është përcaktuar nga kapaciteti ulët për të formuar një shoqëri bashkëpunuese ndaj edhe krizat me të cilat përballemi përkeqësohen dhe duket se po përjetësohen.
Sërish sot gabimisht po supozojmë se sapo të vendoset një regjim i sundimit të ligjit, ai do të jetë i vazhdueshëm dhe i vetëqëndrueshëm.
Kushtetuta, në vetvete, ligjet apo të gjithë institucionet ligjzbatuese nuk mund të garantojë një shoqëri kohezive, madje të kundërtën e kemi provuar disa herë.
Ajo që sot duhet të pranojmë është se pa një shoqëri kohezive ku njerëzit të kujdesen për të mirën e përbashkët krah interesit personal, kushtetutat, ligjet, institucionet mund të bëhen jashtëzakonisht të brishta, aq më tepër kur udhëheqësit populistë nxitojnë të mbushin boshllëkun me vlera të paqena misionarësh e reforma të dështuara duke nxitur vetëm polarizimin.
Inteligjenca e secilit prej nesh, nuk qëndron në trurin individual, por në mendjen kolektive të cilën Zef Pllumi mendonte se shqiptarët duhet ta ndryshonin.
Por, për këtë duhet të pranojmë që për të funksionuar, secili prej nesh mbështetet jo vetëm në njohuritë e ruajtura brenda kokës sonë, por edhe në njohuritë e ruajtura, në mjedis dhe veçanërisht te njerëzit e tjerë anëtarë të së njëjtës shoqëri.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTraditat dhe ritet e dikurshme të dasmave shqiptare
Histori e shkurtë e muzikës shqiptare: Thesari ende i panjohur
Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!
Njëzetë roje të varrit të Enver Hoxhës, përfunduan në Psikiatri: Dëgjonim zhurma, ulërima, britma...!?
Karakteret letrare në novelat e Migjenit
Historia e fotos ikonike nga Belfasti i trazirave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj