Më shumë se 100 milionë njerëz në të gjithë Shtetet e Bashkuara po përballen me paralajmërime për temperatura tepër të larta të dielën.
Qytetet në pjesën lindore të Shteteve të Bashkuara që po përgatiten për temperatura rekord pasi vala e nxehtësisë, që krijon kushte të rrezikshme për njerëzit ka filluar të përhapet edhe në pjesën perëndimore të vendit.
Baltimore dhe Filadelfia parashikohet të arrijnë rekordet e tyre prej 38 gradë Celsius të dielën, ndërsa temperaturat pritet të rriten deri në rreth 36 gradë celsius në shtete si Ajdëho, Montana dhe Uajoming, duke arritur deri në 5 gradë Celsius mbi mesataren për këtë periudhë të vitit.
Nxehtësia ekstreme do të zhvendoset më pas në Nebraska dhe Kanzas të hënën, tha Shërbimi Kombëtar i Motit.
Zyrtarët po paralajmërojnë për kushte të rrezikshme në rajonin e Filadelfias, ku niveli i lartë i lagështisë në ajër mund të rrisë indeksin e nxehtësisë në mbi 41 gradë Celsius, duke e bërë atë të ndjehet edhe më e nxehtë se temperatura aktuale.
Temperaturat janë ulur në Ohajo dhe Nju England, por vala e të nxehtit vazhdon të shtrihet nga Virxhinia deri në Nju Jork.
Ndryshimi i klimës po nxit valë të rrezikshme të të nxehtit në të gjithë hemisferën veriore këtë javë dhe do të vazhdojë të sjellë mot të rrezikshëm për dekadat në vijim, sipas studimeve.
Nxehtësia ekstreme dyshohet se ka shkaktuar qindra vdekje në të gjithë Azinë dhe Evropën, duke përfshirë qytete në katër kontinente. Më shumë se një mijë besimtarë myslimanë kanë vdekur gjatë Haxhit, pelegrinazhi vjetor në Mekë të Arabisë Saudite, mes temperaturave të larta këtë vit. /VOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëCilat vende kanë sanksionuar kolonët izraelitë?
Vendosja e raketave amerikane me rreze të gjatë veprimi, qeveria gjermane reagon pasi Putini paralajmëroi për “masa ushtarake hakmarrëse”
Çfarë janë Lartësitë e Golanit dhe kush janë druzët?
CEO i Eurofighter konfirmon interesimin e Turqisë për blerjen e aeroplanëve luftarakë, por Gjermania bllokoi shitjen
Vendet perëndimore u bëjnë thirrje qytetarëve të tyre që të largohen nga Libani
Pas incidentit të tmerrshëm në Angli, vjen reagimi i kryeministrit Starmer
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Telefonat e së ardhmes – Fuqia e pajisjeve të palosshëm që do të çojnë imagjinatën tuaj në një tjetër nivel!
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Detaje nga laboratori ku u identifikuan shenjat e gishtërinjve të Faton Hajrizit
“Duhet të thuash se Fatoni është gjallë”, Koci tregon mesazhin në serbisht që iu dërgua në telefon
Barcelona arrin marrëveshje me sensacionin e Euro 2024
Atentati ndaj Ibrahim Rugovës, cili detaj në veturë e shpëtoi Presidentin
Situata e medaljeve pas ditës së katërt në Paris 2024: Ku qëndron Kosova në ranglistë
Shkoi për kthimin e trupit të Faton Hajrizit, avokati Koci tregon se çfarë i ndodhi në stacionin policor të Loznicës