LAJMI I FUNDIT:

Japonezët i kthejnë kamionët Kei në kopshte të vogla

Japonezët i kthejnë kamionët Kei në kopshte të vogla

Në të gjithë Japoninë, kamionë të vegjël qarkullojnë andej-këtej nëpër qytet dhe fshat, duke transportuar gjithçka, nga paletat e vogla të lëndës drusore deri te veglat e ndërtimit.

Ata thuhet se punojnë shumë, janë mjaft “të shkathët” dhe nëse jeni kopshtar ose peizazhist në Japoni, një kamion i tillë është një mjet absolutisht i domosdoshëm.


Kamionët Kei janë një zgjedhje kaq e arsyeshme për ngarkesat e lehta të transportit, saqë klientët amerikanë po paguajnë jo pak për të importuar kamionët e tyre të vegjël.

Por teksa në Japoni kamionët kei janë të lehtë për t’u gjetur, disa artistë të peizazhit i kanë shfrytëzuar dhe për kopsht duke i kthyer kamionët e vegjël në kopshte vetë.

Qytetet e Japonisë shpesh janë të ndërtuara në zona ku njerëzit që jetojnë në apartamente nuk kanë shumë qasje në kopshte.

Kështu, aftësia për të ndërtuar një botë të tërë brenda “shtratit” të një kamioni është një mënyrë e veçantë që një kopshtar të tregojë aftësitë e tij. /Telegrafi/