LAJMI I FUNDIT:

Japonezët krijojnë robotin humanoid që drejton veturën

Japonezët krijojnë robotin humanoid që drejton veturën

Ishte vetëm çështje kohe para se të ndodhte – është krijuar roboti humanoid që drejton veturën.

Kjo, natyrisht, ndodhi në Japoni, ku një robot i quajtur Musashi drejtoi një veturë elektrike, duke përshpejtuar dhe frenuar siç e pa të arsyeshme në ato momente, transmeton Telegrafi.

Është zhvilluar nga laboratori Juhu System Kogaku, kurse ekipi i shkencëtarëve përgjegjës për të besojnë se roboti një ditë mund të jetë në gjendje të drejtojë çdo veturë dhe se është më mirë se një veturë pa shofer.


“Nëse doni të keni një veturë që është në gjendje të ‘shikojë’ dhe të reagojë ndaj asaj që po ndodh në trafik, kjo mund të bëhet me më pak teknologji sesa ajo që nevojitet për një automjet që është 100 për qind autonom”, thonë nga ky laborator në Japoni.

Musashi fillimisht u zhvillua nga studiues japonezë në Universitetin e Tokios në vitin 2019 dhe u përdor për të testuar sistemin.

Ka përmasa të ngjashme me një njeri, plus një strukturë të përbashkët dhe muskulore të frymëzuar nga njeriu. /Telegrafi/