LAJMI I FUNDIT:

Tri shpikjet e Luis De La Fuentes që i bëri njerëzit të dashurohen në Spanjën e tij

Tri shpikjet e Luis De La Fuentes që i bëri njerëzit të dashurohen në Spanjën e tij

Kanë mjaftuar dy ndeshje që Spanja të jetë sensacioni i madh i Euro 2024. Një ndeshje fantastike ndaj Kroacisë e fituar me rezultat të thellë 3-0 dhe një tjetër paraqitje e madhe ndaj Italisë, kanë nxjerrë në pah një skuadër që është e gatshme t’i shkojë deri në fund Kampionatit Evropian.

Ka një figurë kyçe mbi të cilin mbështeten meritat më të mëdha për ndryshimin e kësaj skuadre – quhet Luis De La Fuente.


Ky është debutimi i tij në një Kampionat Evropian dhe ai e kishte bërë të qartë që në fillim se këtu ka ardhur për të ndryshuar disa gjëra në krahasim me epokën e Luis Enrique. E para dhe më e rëndësishmja, jini më vertikal në lojë. Koha e ka treguar se kjo kërkesë e tij ka ndihmuar mënyrën se si luan Spanja.

Kjo Spanjë nuk ka humbur thelbin e lojës së saj ‘tiki-taka’, atij stili që trajneri i mëparshëm e çoi në ekstrem në Botërorin e Katarit. Të kesh një mesfushë me Rodri, Fabian dhe Pedri do të thotë të vësh bast për futbollistët që mbajnë topin më mirë se sa të tjerët. Në këto kohë që futbolli po bëhet gjithnjë e më fizik, të kesh lojtarë që luajnë mirë me topin të dallon nga kombëtaret tjera, dhe De La Fuente e shfrytëzoi këtë në avantazhin e tij.

Dhe më pas ai ka përmbushur premtimin e tij pasi që Spanja është më vertikale se kurrë me dy anësorë si Lamine Yamal dhe Nico Williams. Kombinimi mes tyre është perfekt, ndërsa vetëm edhe pak punë duhet në aspektin e kontributit në mbrojtje dhe presionit në fushë si diçka thelbësore.

Ka pasur disa ‘shpikje’ nga Luis De La Fuente, i cili ka lënë gjurmë me kombëtaren në këtë Kampionat Evropian. Që nga dalja në skenë e Marc Cucurella si mbrojtës i majtë, te dyshja Fabián-Rodri, duke kaluar tek roli që ka në fushë Pedri.

Marc Cucurella, surpriza

Mbrojtësi i krahut të Chelseat ka qenë surpriza e madhe në formacionin e De La Fuentes. Lëndimi i Jose Gayas dhe fakti që Grimaldo ka spikatur më shumë si lojtar më i avancuar këtë sezon me Bayer Leverkusen, bëri që De la Fuente të zgjedhë Marc Cucurellan si mbrojtësin e majtë.

Pavarësisht të gjithave, shumica e ekspertëve vunë në dukje Grimaldon si të zgjedhurin, por trajneri ishte i qartë: Cucurella ishte lojtari i tij në atë pozicion.

Dyshja e mesfushës Fabian-Rodri

Mesfusha po punon perfekt. Performanca e Fabian Ruiz me një gol dhe asistim kundër Kroacisë si dhe me një angazhim të pashoq si në sulm ashtu edhe në mbrojtje ndaj Italisë, bëri që të shkëlqejë me Rodrin si partner.

Ideja e De La Fuentes në fillim ishte që përkrah Rodrit të luante me Gavin dhe Mikel Merinon, por lëndimi i yllit të Barçës i prishi atij planet. Trajneri e gjeti formulën e duhur duke luajtur me Fabián si partner i Rodrit dhe rezultati nuk mund të ishte më i mirë. Të dy plotësojnë njëri-tjetrin dhe e bëjnë më të mirë.

Lidhja e Pedrit me treshen e sulmit

Sezoni i Pedrit u shoqërua me shumë lëndime, por kjo nuk e pengoi De La Fuenten që ta ftojë atë për Euro 2024. Pyetja ishte se cili do të ishte roli i tij në formacionin startues?

Trajneri e vendosi atë që të jetë më i përfshirë brenda zonës së rrezikshme vendim ky i cili nuk ishte i panjohur për Pedrin pasi me atë rol ishte i ngarkuar edhe nën urdhrat e Xavit tek Barcelona sezonin e kaluar.

Të gjitha pikëpyetjet viheshin mbi gjendjen fizike të tij, por dalëngadalë ai po fiton besimin e trajnerit dhe po shndërrohet në një lojtar kyç ndonëse nuk e ka gjetur ende golin./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet se kush është personi i maskuar që u largua nga çatia e Sigal Iduna Park nga forcat speciale

Zbulohet se kush është personi i maskuar që u largua nga çatia e Sigal Iduna Park nga forcat speciale

Ndërkombëtare

"Xhaka bënte çfarë donte në mesfushë" - Capello me fjalë të mëdha për yllin kosovar

Ndërkombëtare
Trajneri i Danimarkës shpërthen në konferencë për shtyp, nxjerr telefonin dhe tregon se çfarë i bëri VAR-i

Trajneri i Danimarkës shpërthen në konferencë për shtyp, nxjerr telefonin dhe tregon se çfarë i bëri VAR-i

Ndërkombëtare
Mund të ndodhë largimi i papritur i David Alabas nga Real Madridi gjatë verës

Mund të ndodhë largimi i papritur i David Alabas nga Real Madridi gjatë verës

La Liga
Heroi i Zvicrës, Ruben Vargas tregon se çfarë i tha Granit Xhaka para golit

Heroi i Zvicrës, Ruben Vargas tregon se çfarë i tha Granit Xhaka para golit

Përfaqësueset
Ekspertët e futbollit shpërthejnë në

Ekspertët e futbollit shpërthejnë në "vjedhjen" që VAR-i ia bëri Danimarkës përballë Gjermanisë

Përfaqësueset
Kalo në kategori