LAJMI I FUNDIT:

Trembëdhjetë të arrestuar nën akuzat për vënien e zjarrit në ishullin grek

Trembëdhjetë të arrestuar nën akuzat për vënien e zjarrit në ishullin grek

Autoritetet greke kanë arrestuar 13 persona pasi fishekzjarret e nisura nga një jaht ndezën një zjarr në pyll në një ishull pranë Athinës, ndërsa vendi po përballet me një sezon të ri të zjarreve vdekjeprurëse të verës.

Kryebashkiaku i ishullit të Hydra-s shprehu “zemërim” pasi zjarri u ndez vonë dhe u zotua për veprime ligjore kundër atyre që janë përgjegjës.


Ndërkohë, dhjetëra zjarre në Greqi këtë javë kanë lënë të vdekur të paktën një person.

“Zjarri i fundit “u shkaktua nga fishekzjarrët e lëshuar nga një varkë dhe dogji pyllin e vetëm me pisha në ishull në një vend që është i vështirë për të pasur qasje dhe nuk ka rrugë”, tha ekipi i zjarrfikësve.

Bëhet e ditur se 13 persona të akuzuar për përfshirje në rast janë arrestuar pas një hetimi të dhe do të paraqiten para prokurorisë së shpejti, shkruan the Guardian, përcjell Telegrafi.

Por, nuk janë dhënë detaje për të dyshuarit.

Digjet nga fishekzjarret pylli i vetëm me pisha në ishullin grek, Greqia nis hetimet
Lexo po ashtu Digjet nga fishekzjarret pylli i vetëm me pisha në ishullin grek, Greqia nis hetimet

Në krye të thirrjes për veprime ligjore kundër njerëzve “të papërgjegjshëm”, kryetari i bashkisë Giorgos Koukoudakis tha se autoritetet duhej të krijonin më shumë zona kundër zjarrit dhe rrugë nëpër pyje.

Ndryshe, një tjetër zjarr shpërtheu në ishullin Andros. Katër fshatra u evakuuan dhe aeroplanë dhe helikopterë u sollën për të shuar flakët.

Shërbimi i mbrojtjes civile bëri thirrje për vigjilencë ekstreme sepse rreziku i zjarreve ishte “shumë i lartë”, veçanërisht në rajonin e Atikës, gadishullin e Peloponezit dhe në Greqinë qendrore.

Siç raportohet, Greqia po përgatitet për një verë të vështirë pasi autoritetet paralajmërojnë se erërat e forta dhe temperaturat e larta kanë rritur rrezikun e përhapjes së zjarreve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vritet i dyshuari pasi sulmoi një pjesëtar të xhandarmërisë pranë ambasadës izraelite në Beograd

Vritet i dyshuari pasi sulmoi një pjesëtar të xhandarmërisë pranë ambasadës izraelite në Beograd

Serbia
Warren Buffett bën ‘një ndryshim të testamentit’ - ja se si do të shpenzohen rreth 130 miliardë dollarët, pas vdekjes së tij

Warren Buffett bën ‘një ndryshim të testamentit’ - ja se si do të shpenzohen rreth 130 miliardë dollarët, pas vdekjes së tij

Botë
Tanku i vlerësuar nga më të mirët e Rusisë dështoi keq ndaj atij të prodhuar nga Amerika - pamje nga fusha e betejës në Ukrainë

Tanku i vlerësuar nga më të mirët e Rusisë dështoi keq ndaj atij të prodhuar nga Amerika - pamje nga fusha e betejës në Ukrainë

Botë
Njihuni me qytetin suedez që po shet tokën

Njihuni me qytetin suedez që po shet tokën "për çmimin e një filxhani kafeje"

Evropa
Gjashtë emrat që mund ta zëvendësojnë Bidenin si kandidatë të demokratëve për president

Gjashtë emrat që mund ta zëvendësojnë Bidenin si kandidatë të demokratëve për president

Botë
Çfarë tha Erdogan rreth rivendosjes së lidhjeve diplomatike të Turqisë me Sirinë?

Çfarë tha Erdogan rreth rivendosjes së lidhjeve diplomatike të Turqisë me Sirinë?

Evropa
Kalo në kategori