LAJMI I FUNDIT:

Hakohet tregu më i madh turk i kriptovalutave

Hakohet tregu më i madh turk i kriptovalutave

Përdorimi i kriptovalutave në Turqi filloi të rritet me shpejtësi pas vitit 2020 si një mbrojtje kundër një rënie të thellë të vlerës së lirës.

Tregu më i madh i kriptovalutave në Turqi BtcTurk tha se shkëmbimi i tyre ishte hakuar, ndërsa një analist i njohur i Bitcoin pretendoi se shuma e parave të vjedhura arrin në afro 51 milionë euro.

“Ekipet tona kanë zbuluar se ka pasur një sulm kibernetik në platformën tonë më 22 qershor të vitit 2024, i cili ka bërë që të përpunohen tërheqjet e pakontrolluara. Vetëm disa nga bilancet në kuletat e nxehta të 10 kriptovalutave u prekën nga sulmi kibernetik në fjalë dhe kuletat tona të ftohta ku mbahen shumica e aseteve, janë të sigurta”, thuhet në deklaratën e BtcTurk.


Bëhet e ditur se një kuletë e nxehtë përmban kriptovaluta që janë gjithmonë të lidhura me internetin ose një pajisje tjetër, ndërsa një kuletë e ftohtë është ajo që është jashtë linje dhe aq e sigurt nga hakerët, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.

“Fuqia financiare e BtcTurk është shumë më e lartë se shumat e prekura nga ky sulm dhe asetet e përdoruesve nuk do të preken nga këto humbje”, shtoi tregu i kriptovalutave.

Siç raportohet, në lidhje me hakimin është duke u kryer një hulumtim i detajuar.

“Si një masë paraprake, depozitat dhe tërheqjet e kriptovalutave janë ndalur dhe do të vihen në dispozicion për përdorim sapo të përfundojë puna jonë”, përfundoi BtcTurk.

“Ju falënderojmë për mirëkuptimin gjatë këtij procesi dhe ju njoftojmë se do të ndajmë me ju të gjitha zhvillimet lidhur me këtë çështje”.

Ndryshe, kriptovalutat janë shumë të njohura në Turqi dhe vendi është tregu i katërt më i madh i tregtimit të kriptove në botë.

Faruk Fatih Ozer, themeluesi i Thodex, një nga shkëmbimet më të mëdha të kriptove në Turqi që doli të ishte një mashtrim, u burgos vitin e kaluar për mashtrim të investitorëve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Evropa
Shkoi në aheng me granatë, e njëjta shpërthen dhe lë të vdekur një person dhe të plagosur katër të tjerë në Kroaci

Shkoi në aheng me granatë, e njëjta shpërthen dhe lë të vdekur një person dhe të plagosur katër të tjerë në Kroaci

Kroacia
Putinit i mungojnë ushtarët në vijën e frontit, tenton të joshë rekrutët e rinj – u premton faljen e borxheve në vlerë prej 95 mijë dollarësh

Putinit i mungojnë ushtarët në vijën e frontit, tenton të joshë rekrutët e rinj – u premton faljen e borxheve në vlerë prej 95 mijë dollarësh

Evropa
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Përfundon transplanti i parë i dyfishtë dhe plotësisht robotik i mushkërive në botë

Përfundon transplanti i parë i dyfishtë dhe plotësisht robotik i mushkërive në botë

Botë
Kalo në kategori