LAJMI I FUNDIT:

Tetë zjarre gjatë ditës dhe natës së kaluar, zjarri aktiv në Kërçovë

Tetë zjarre gjatë ditës dhe natës së kaluar, zjarri aktiv në Kërçovë

Në 24 orët e fundit janë regjistruar tetë zjarre në ambiente të jashtme dhe disa ndërhyrje më të vogla. Zjarri është ende aktiv në zonën të Kërçovës, i cili ka disa ditë me intensitet të ndryshëm.

Qendra për Menaxhimin e Krizave bën të ditur se ndërhyrja publike “Pyjet Kombëtare” filial “Lopushnik” dhe popullata vendase është planifikuar të ndërhyjnë së bashku me mbështetjen ajrore të Ministrisë së Punëve të Brendshme.


“Gjatë ditës së djeshme ndërmarrja publike “pyjet Kombëtare” filial “Lopushnik” nuk ka marrë pjesë në shuarjen e zjarrit në pyll, përveç se kanë ndërhyrë 20 qytetarë nga popullata vendase dhe është intervenuar nga ajri me helikopter të MPB-së, e cila në shtatë deri në tetë herë ka derdhur ujë në zonën e djegur, gjatë së cilës njëra këmbë e zjarrit është neutralizuar. Përkundër ndërhyrjeve të tilla, zjarri nuk është shuar plotësisht dhe është ende aktiv, dhe ekziston rreziku që zjarri të depërtojë edhe në pyllin e ahut, me ç’rast do të ishte shumë e vështirë të kontrollohej”, thuhet në njoftimin e QMK-së.

Informacioni fillestar për zjarrin është marrë më 17 qershor nga numri i vetëm i urgjencës 112 se digjej një pyll i degraduar me kërcell të ulët, bar i thatë dhe dëllinja. Për situatën menjëherë janë njoftuar Komuna e Kërçovës, Njësia Territoriale e Zjarrfikësve të Kërçovës, ndërmarrja publike “Pyjet Kombëtare” filial “Lopushnik”, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Ministria e Punëve të Brendshme.