LAJMI I FUNDIT:

Izraeli sulmoi Hezbollahun në Liban

Izraeli sulmoi Hezbollahun në Liban

Ushtria izraelite njoftoi mbrëmë se kishte kryer sulme ajrore mbi pozicionet e milicisë së Hezbollahut të mbështetur nga Irani në Libanin jugor në përgjigje të sulmeve të grupit në veri të Izraelit.

Nuk ka raportime për të lënduar, sipas një deklarate të lëshuar nga ushtria izraelite.

Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres shprehu “shqetësimin e thellë” për përshkallëzimin e konfliktit midis Izraelit dhe Libanit përgjatë “Linjës së Kaltër”, vijës së demarkacionit midis dyja vendeve të krijuar nga Kombet e Bashkuara.


Dhjetëra palestinezë u vranë në një sulm në një kamp refugjatësh
Lexo po ashtu Dhjetëra palestinezë u vranë në një sulm në një kamp refugjatësh

“Rreziku që konflikti në Lindjen e Mesme do të përhapet është real – dhe duhet shmangur”, tha ai.

“Një veprim i keq-këshilluar – një gjykim i gabuar – mund të shkaktojë një katastrofë që shkon shumë përtej kufijve, dhe sinqerisht, përtej imagjinatës”, tha ai para gazetarëve. “Le të jemi të qartë: njerëzit e rajonit dhe njerëzit e botës nuk mund të përballojnë që Libani të bëhet një Gazë tjetër”, paralajmëroi udhëheqësi i OKB-së.

Me shumë viktima nga të dyja anët, granatimet e ndërsjella shkaktuan shkatërrime të mëdha në fshatrat në të dyja anët e kufirit. Rreth 150 mijë njerëz u evakuuan ose u larguan nga zona e luftimit.

Ndryshe, Hezbollahu është aleat me grupin islamik Hamas në Rripin e Gazës, por konsiderohet shumë më i fuqishëm.

Izraeli dëshiron të përdorë presionin ushtarak dhe diplomatik për të siguruar që Hezbollahu të tërhiqet pas lumit Litani, 30 kilometra nga kufiri – siç përshkruhet në një rezolutë historike të OKB-së të vitit 2006.

Që nga fillimi i luftës në Rripin e Gazës në tetor, ka pasur përplasje të përditshme midis ushtrisë izraelite, Hezbollahut dhe grupeve aleate në zonën kufitare midis Izraelit dhe Libanit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së

Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Evropa
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Botë
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
Ukraina po negocion sistemet e reja të mbrojtjes ajrore me partnerët - thotë Zelensky

Ukraina po negocion sistemet e reja të mbrojtjes ajrore me partnerët - thotë Zelensky

Botë
NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

Botë
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori