LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq bisedë telefonike me Macronin, flasin për dialogun Kosovë-Serbi

Vuçiq bisedë telefonike me Macronin, flasin për dialogun Kosovë-Serbi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka se i ka kërkuar homologut të vet francez, Emmanuel Macron, gjatë një bisede telefonike të premten se çështjet e rëndësishme për Serbinë, që ndërlidhen me Kosovën, të vazhdojnë të zënë vend të rëndësishëm në agjendën e Bashkimit Evropian (BE).

Vuciq, përmes një postimi në instagram ka shkruar se në takim me presidentin francez ka thënë se “derisa Evropa po kalon një periudhë tranzicioni dhe pasigurie, unë theksova rëndësinë e vazhdimësisë në zgjidhjen e çështjeve me rëndësi për Serbinë, veçanërisht në lidhje me Kosovën”.

“E ritheksova se kjo çështje duhet të vazhdojë të zërë një vend të lartë në agjendën e BE-së, me angazhim të fortë diplomatik që synon realizimin përfundimtar të Marrëveshjes së Brukselit dhe formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, si bazë për ndërtimin e paqes së qëndrueshme dhe garanci. të sigurisë për popullin serb”, ka shkruar Vuçiq, transmeton Telegrafi.


Presidenti serb thotë se ka theksuar “se avokimi për dialog mbetet themeli i politikës së Serbisë në marrëdhëniet rajonale dhe faktori më i rëndësishëm në zgjidhjen e çështjeve të vështira me të cilat përballemi të gjithë ne”.

Vuçiq tha se ta diskutuan gjithashtu edhe për ndryshimet aktuale politike në kornizat evropiane dhe globale dhe ndikimin e tyre të mundshëm në Serbi.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb Vuçiq, do të takohen më 26 qershor në Bruksel për herë të parë këtë vit.

Herën e fundit që ata u takuan ishte më 14 shtator të vitit të kaluar, kur diskutuan për zbatimin e planit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, që e arritën më herët në vitin 2023 në Bruksel dhe Ohër. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Lajme
Kurti: Lojërat Olimpike 2024 po sjellin botën në Paris, Macroni na bëri bashkë liderët e botës demokratike

Kurti: Lojërat Olimpike 2024 po sjellin botën në Paris, Macroni na bëri bashkë liderët e botës demokratike

Lajme
Rreziqet në Kosovë, ato të sigurisë dhe nga radikalët islamistë - çfarë thuhet në raportin hulumtues të Institutit për Siguri dhe Rezilience?

Rreziqet në Kosovë, ato të sigurisë dhe nga radikalët islamistë - çfarë thuhet në raportin hulumtues të Institutit për Siguri dhe Rezilience?

Lajme
“Koha e Kurtit në të pame, homazhe e takime”, zëdhënësi i Qeverisë i reagon Demit

“Koha e Kurtit në të pame, homazhe e takime”, zëdhënësi i Qeverisë i reagon Demit

Lajme
Zgjedhjet e rregullta parlamentare, Cakolli tregon se kur mund të mbahen ato

Zgjedhjet e rregullta parlamentare, Cakolli tregon se kur mund të mbahen ato

Lajme
Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Lajme
Kalo në kategori