Të paktën 11 persona humbën jetën dhe dhjetëra u plagosën nga zjarret që u përhapën nën ndikimin e erës në disa fshatra në juglindje të Turqisë.
Qindra kafshë ngordhën gjithashtu nga zjarri, njoftoi ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca.
Ministri tha se deri pasditen e sotme ka pasur 11 të vdekur dhe 78 të lënduar, pesë prej të cilëve janë në terapi intensive.
Ai më herët bëri të ditur se 44 persona janë lënduar, dhjetë prej tyre në gjendje të rëndë, në atë zonë rurale që ndodhet mes qyteteve të Diyarbakir dhe Mardin, afër kufirit me Sirinë.
Zjarri shpërtheu të enjten në mbrëmje në një zonë rreth 30 kilometra në jug të Diyarbakirit dhe u përhap shpejt për shkak të erërave të forta, duke përfshirë pesë fshatra, tha më herët Ministri i Brendshëm, Ali Yerlikaya.
Sipas ministrit të Shëndetësisë, zjarri është vënë nën kontroll gjatë natës, por përpjekjet për të freskuar tokën e djegur kanë vazhduar edhe sot.
Një pikë e re e nxehtë shpërtheu mëngjesin e sotëm pranë fshatit Ergani në të njëjtën zonë, por është e kufizuar.
Banorët e fshatit Koksalan, një nga më të goditurit, i thanë AFP se kishin humbur gjysmën e rreth 1000 dhive dhe deleve të tyre.
Ndryshe, shtatë ekipe të shpëtimit dhe 35 ambulanca janë dërguar në vendin e zjarrit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
SHBA-ja do t’i dërgojë Ukrainës raketa të mbrojtjes ajrore në një paketë ndihme prej 150 milionë dollarësh
NASA i jep leje SpaceX të Musk për të shkatërruar Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor
Gjermania miraton fonde për zhvillimin e një rakete detare supersonike dhe blerjen e mijëra të tjerave
Vritet i dyshuari pasi sulmoi një pjesëtar të xhandarmërisë pranë ambasadës izraelite në Beograd
Warren Buffett bën ‘një ndryshim të testamentit’ - ja se si do të shpenzohen rreth 130 miliardë dollarët, pas vdekjes së tij
Tanku i vlerësuar nga më të mirët e Rusisë dështoi keq ndaj atij të prodhuar nga Amerika - pamje nga fusha e betejës në Ukrainë
Njihuni me qytetin suedez që po shet tokën "për çmimin e një filxhani kafeje"
Gjashtë emrat që mund ta zëvendësojnë Bidenin si kandidatë të demokratëve për president
Çfarë tha Erdogan rreth rivendosjes së lidhjeve diplomatike të Turqisë me Sirinë?
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Mallkimi i kampionëve në Kampionatet Evropiane - Spanja, Portugalia dhe tani Italia
Stërvitja më e madhe detare në botë i dërgon mesazh Kinës
"Granit shembull i një lideri të vërtetë, ai po udhëheq si kapiten" - Yakin flet për fitoren me Italinë dhe ndikimin e Xhakës
Ylli i Leverkusenit refuzon të nënshkruajë kontratën e re, i thotë klubit se dëshiron të transferohet te Bayern Munichu
Heroi i Zvicrës, Ruben Vargas tregon se çfarë i tha Granit Xhaka para golit
Luciano Spalletti zbulon dy fajtorët për eliminimin dhe lojën e tmerrshme të Italisë