LAJMI I FUNDIT:
Peja 7° cloudy

Mbahet ligjeratë për hipertensionin dhe diabetin në qëndrimin ditor në Novosellë

Mbahet ligjeratë për hipertensionin dhe diabetin në qëndrimin ditor në Novosellë
Dr. Arjeta Musliqi gjatë ligjeratës/ Foto Fatjona Pelaj

Është mbajtur ligjëratë për moshat e treta në qëndrimin ditor në Novosellë për hipertensionin dhe diabetin, i cili është në kuadër të projektit AGE+, i mundësuar nga Syri i Vizionit në bashkëpunim me komunën e Pejës.

Kjo ligjëratë shëndetësore iu mundëson kësaj kategorie të bashkësisë lokale të Radacit një informim më të thellë rreth këtyre sëmundjeve të cilat vijnë si pasojë e moskujdesit të duhur.

Në prezencën e mjekut familjarë, kjo ligjëratë zgjoi interesim tek banorët të cilët patën rastin edhe të bëjnë matjet me tensiometër dhe të dinë vlerat e diabetit në gjak të cilat u mundësuan gjatë këtij aktiviteti.


Dr. Arjeta Musliqi gjatë ligjeratës/ Foto Fatjona Pelaj

Për organizatën e shoqërisë civile, Syri i Vizonit, këto aktivitete shëndetësore janë mjaft të rëndësishme sidomos për moshën më të shtyrë.

Aktiviteti është zhvilluar në kuadër të projektit AGE+/ Foto Fatjona Pelaj

Sipas Fjolla Avdylit, kjo ligjëratë është arritur edhe falë bashkëpunimit me qendrat familjare të cilët kanë mundësuar marrjen e një mjeku i cili do të jetë në gatishmëri për të ligjëruar.

“Ligjërata më shumë ka të bëjë me marrjen e një mjeku familjar të një komuniteti ku jetojnë kryesisht që është person i besueshëm dhe i ngritur te ta dhe ligjëron për një temë që moshat e treta kanë nevojë siç është hipertensioni dhe diabeti, sot është folur për hipertensionin”, ka thënë Avdyli për Telegrafin.

Të pranishmit gjatë ligjëratës/ Foto Fatjona Pelaj

Ajo gjithashtu ka theksuar qëndrimi ditor ofron të të gjitha kushtet e nevojshme dhe posedon mjetet shëndetësore siç janë tensiometer dhe glikomentri në çdo kohë, për banorët e këtyre zonave.

Ofrimi i shërbimeve shëndetësore për tension nga doktoresha e Qendrës së Mjekësisë Familjare/ Foto Fatjona Pelaj

“Në këtë qendër janë të pajisur me tensiometër dhe glikometër, në momentin që ata kanë dëshirë ose kanë ndonjë shqetësim lirisht munden me ardhë dhe ta heqin atë shqetësim”, është shprehur ajo.

Ofrimi i shërbimeve shëndetësore për diabet/ Foto Fatjona Pelaj

Hapja e kësaj qendre është realizuar në kuadër të programit “Ndërtimi i komuniteteve miqësore për të moshuarit nëpërmjet veprimit ndër breza në Kosovë – AGE+” i cili financohet nga Volkshilfe Solidaritat dhe Agjensioni Austriak për Zhvillim dhe zbatohet nga organizata Syri i Vizionit. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Vetëm dy ditë pas hyrjes - Gjestit i vie një dron në Big Brother VIP Albania

Vetëm dy ditë pas hyrjes - Gjestit i vie një dron në Big Brother VIP Albania

Magazina
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Pesë yje të Barcelonës ishin gati të bojkotonin kombëtaren e Spanjës nëse Olmo nuk regjistrohej

Pesë yje të Barcelonës ishin gati të bojkotonin kombëtaren e Spanjës nëse Olmo nuk regjistrohej

Ndërkombëtare
Shpërndahet në masë të madhe videoja e Joe Rogan, që një vit më parë kishte parashikuar zjarrin që mund të shpërthej në Los Anxhelos

Shpërndahet në masë të madhe videoja e Joe Rogan, që një vit më parë kishte parashikuar zjarrin që mund të shpërthej në Los Anxhelos

Amerika
Fluturimi më i shkurtër në botë që zgjat vetëm një minutë e gjysmë

Fluturimi më i shkurtër në botë që zgjat vetëm një minutë e gjysmë

A e dini se...
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë

Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë

Magazina
Kalo në kategori