Nga: Çapajev Gjokutaj
Mbrëmë, për të ndjellë gjumin, ma kishte ënda të dëgjoja “Fije bari” të Uollt Uitmanit. S’di ç’ngatërruan gishtat, por që nga “Ipad”-i dëgjova zërin e njohur të Dritëro Agollit, ndërkohë që po lexonte “Këtu s’do jem, do jem mërguar, në tokë i tretur si të tjerë”. Gjithsesi, çudia më e madhe vinte më pas: recitimi i Dritëroit që, po në këtë version, e kisha shijuar jo pak nja dy-tri dekada të shkuara, kësaj here po më ngjante i zbehtë e gati-gati i varfër. Madje, si rrallëherë po fokusohesha në trajtat juglindore të shqiptimit dhe s’po shijoja timbrin e butë, por burrëror të zërit, aq tërheqës në gjalljen e poetit.
Cilësia e incizimit nuk qe ndër më të mirat, por gjithsesi jo dhe aq e keqe sa të krijonte bezdi, apo qoftë edhe ftohje. Pak çaste më vonë dallova se, mekanikisht e pa vetëdijen time, varianti i recituar nga Dritëroi pranëvihej e kundërvihej me tekstin e muzikuar nga Ardit Gjebrea që, në këto 2-3 dekada kam pasur rast ta dëgjoj jo rrallë nga më se një dyzinë këngëtarësh e këngëtaresh, shumicën e herëve si interpretim skene, por edhe si serenatë shoqëruar vetëm nga ca akorde kitare, madje edhe si skenë filmi kënduar nga Sotiraq Bratko, Timo Flloko e të tjerë në një ambient familjar. Vetëkuptohet se kur kjo poezi antologjike vjen e shoqëruar nga një muzikë e goditur, si ajo që ka krijuar Gjebrea, si dhe nga një varg interpretimesh, mësyn jo e vetme po në skuadër për të marrë sa më shumë pëlqim dhe afërmendsh që do ta lejë prapa recitimin modest nga vetë autori. Në këtë rast, autori ka vdekur në të dyja kuptimet dhe, sado e çuditshme të duket, ky është lajm i mirë.
Ka vdekur edhe në kuptimin e parë të fjalës, d.m.th., një ikje a fikje e zakonshme apo siç thotë populli: me radhë e me sira dhe kur të soset vajtë e kandilit. Ka vdekur edhe në kuptimin metaforik që i dha Roland Bart kur përpunoi konceptin “vdekja e autorit”, d.m.th., gradualisht del nga skena, kurse vepra vazhdon të gjallojë në procesin e leximeve të shumta, jo doemos duke u muzikuar, interpretuar, ekranizuar etj., por edhe thjesht duke u lexuar në breza, në botime e ribotime, në programe shkollore, klube lexuesish etj. Qasja autorocentrike që mbizotëron marrëdhënien tonë të sotme me letërsinë e traditës, rrezikon ta kthejë këtë letërsi në objekt muzeal, në libra që dergjen rafteve të librarive a bibliotekave dhe mund të shndërrohen në arkëmort vlerash.
Duhen politika të studiuara e të sponsorizuara që thesaret e traditës letrare, duke nisur nga De Rada, Naimi, Fishta etj., e duke ardhur deri në kohën tonë, të mos mbeten libra të ngurtë, por të gjallojnë, d.m.th., të bëhen lexim, të mos jenë objekte inerte, por të kthehen në procese vitale. Ne as mundësitë e pafundme që ka krijuar era e internetit nuk po i shfrytëzojmë, mungojnë thuajse tërësisht librat elektronikë dhe sidomos librat audio si dhe trajta të tjera që lehtësojnë leximin dhe përjetimin e thesareve mbarëkombëtare.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHistori e shkurtë e muzikës shqiptare: Thesari ende i panjohur
Traditat dhe ritet e dikurshme të dasmave shqiptare
Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!
Parashqevi Qiriazi, Kongresi i Manastirit dhe “Himni i Alfabetit” me burim nga Kolegji Yale
SYRGJYN-VDEKUR (Elegji për Luigj Gurakuqin)
AJO ËNDËRR QË …
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A