LAJMI I FUNDIT:

Gold AG: Këngët patriotike i bëj sepse i ndiej, më dalin edhe lot

Gold AG: Këngët patriotike i bëj sepse i ndiej, më dalin edhe lot
Foto: Screenshot/YouTube

Arian Agushi, apo siç njihet për publikun Gold AG, ka qenë i ftuar në Debat Plus për të folur mbi temën ‘Patriotizmi dikur dhe sot’.

Artisti nga Presheva ka vlerësuar interpretimin e këngëve patriotike si një pjesë e rëndësishme e identitetit të tij artistik.


Gjatë bisedës, ai thotë se këto këngë janë një mjet i fuqishëm për të shprehur ndjenja të thella kombëtare, e që të mos përdoren vetëm si mjet për përfitime financiare.

Foto: Screenshot/YouTube

Këngëtari thekson se për të realizuar një të tillë duhet ta ndjesh dhe ta kuptosh mesazhin që përçon.

37-vjeçari shton se këngët e tij janë të mbushura me tekstet që burojnë nga zemra dhe përmbajnë histori të vërteta.

Të gjitha lajmet nga Gold Ag
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Gold Ag

“Varet kush, por nëse kënga patriotike ta jep një vlerë si person edhe mundesh me përfitu prej asaj, më mirë me përfitu prej vlerës se antivlerës. Kështu që tash varet secili qysh e ndjen, edhe prej kohës që ka qenë patriot dikush s’mund të bëhet patriot me 40 vjet, nëse dallohet se e ka trashëgimi ose e ka dëshmuar kohë të gjatë prej fëmijërisë tij patriotizmin e vet, por nëse me 50 vjet iu teket ta bëjë një këngë patriotike është punë biznesi”, u shpreh ai.

Gold AG në vazhdim tha: “Më mirë me këndu këngë patriotike, por isha kënaq nëse e ndiejnë atë që e këndojnë. Unë kur e shkruaj e ndiej se ka raste që më dalin edhe lot. Çdo këngë e imja është me tekst temin, burojnë nga zemra dhe janë me histori të vërteta sidomos këngët patriotike”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Lotina publikon videon ku tregon momentet romantike me Mozzikun

Lotina publikon videon ku tregon momentet romantike me Mozzikun

Magazina
Xhensila ndan foto prej pushimeve me fëmijët, mungon Bes Kallaku

Xhensila ndan foto prej pushimeve me fëmijët, mungon Bes Kallaku

Magazina
Ylli i Anglisë, Phil Foden bëhet baba për herë të tretë, u largua nga kampi përkohësisht për të udhëtuar në Britani

Ylli i Anglisë, Phil Foden bëhet baba për herë të tretë, u largua nga kampi përkohësisht për të udhëtuar në Britani

Magazina
U raportua se nuk flasin dhe se Mozzik ia bëri ‘unfollow’ – Efi sqaron të vërtetën për raportin me reperin

U raportua se nuk flasin dhe se Mozzik ia bëri ‘unfollow’ – Efi sqaron të vërtetën për raportin me reperin

Magazina
I lumtur në krah të Ilnisës, Meritoni sjell një fotografi të tyre nga pushimet

I lumtur në krah të Ilnisës, Meritoni sjell një fotografi të tyre nga pushimet

Magazina
Dua Lipa shkruan histori në Glastonbury - BBC me lëvdata të mëdha për artisten shqiptare

Dua Lipa shkruan histori në Glastonbury - BBC me lëvdata të mëdha për artisten shqiptare

Magazina
Kalo në kategori