LAJMI I FUNDIT:
Gjakova 26° partlycloudy_day

Siguria në Rahovec dhe problemet me ujë të pijshëm – çfarë u tha në mbledhjen Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi?

Siguria në Rahovec dhe problemet me ujë të pijshëm – çfarë u tha në mbledhjen Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi?

Është zhvilluar mbledhja e katërt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në Komunën e Rahovecit, mbledhje e cila është kryesuar nga kryetari i kësaj komune Smajl Latifi.

Në këtë mbledhje Latifi bëri të ditur që situata e përgjithshme në komunën e Rahovecit në bazë të argumenteve dhe burimeve që kjo komunë i posedon është stabile dhe e qetë.

I pranishëm në këtë mbledhje ishte edhe Komandanti i Stacionit Policor në Rahovec, Fazli Morina, i cili raportoi për situatën  e sigurisë në territorin e komunës së Rahovecit, ku bëri të ditur që gjatë kësaj periudhe në Rahovec, pra që nga data 14 maj 2024, kur është mbajtur mbledhja e tretë e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, kanë ndodhur 45 vepra penale, 1 rast incident jo penal, ku gjithashtu janë raportuar 8 raste të dhunës në familje, 3 raste të vjedhjeve dhe një rast i armëmbajtjes pa leje.


Sa i përket arrestimeve në këtë periudhë kohore janë arrestuar 7 persona.

Ndërsa, sa i përket sigurisë në komunikacionin rrugor, janë shqiptuar 671 gjoba, ku prej tyre, 25 gjoba janë shqiptuar për drejtimin e automjetit pa patentë shofer, 9 gjoba për mbajtje të telefonit gjatë vozitjes, 108 gjoba për parkingje joadekuate, dhe 5 gjoba për prishje të rendit dhe qetësisë publike.

Komandanti Morina po ashtu bëri të ditur se në afërsi të shkollave të Rahovecit gjatë kësaj periudhe janë realizuar 17 pika të kontrollit.

Ndër të tjera në këtë mbledhje u diskutuan edhe këto çështje :

  • Çështja e ujit të pijshëm në komunën e Rahovecit – problemet me furnizim të mjaftueshëm;
  • Rritja e bashkëpunimit me udhëheqësinë e KRU-Gjakovës;
  • Trajtimi i problemeve që lidhen me kanalizime;
  • Plani operativ për sezonin e pushimeve të mërgimtarëve dhe të dasmave;
  • Për lirimin e trotuareve – hapësirave publike;
  • Siguria dhe kontrolli i shpeshtë në trafik;
  • Punishtet në qytet;
  • Niveli i sigurisë në shkolla;
  • Diskutim për aktivitetet e organizuara nga Drejtoria për Arsim për maturantët;
  • Parandalimi i përdorimit të substancave narkotike;
  • Mbrojtjen e lumenjve që rrjedhin – ndalimi i hedhjes së mbeturinave;
  • Përpjekja intensive për ushqim më cilësor me siguri me të lartë (siguria dhe kontrolli i produkteve ushqimore). /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Ndërhyrja e Zelenskyt kur Trump thotë se ka marrëdhënie të forta edhe me Putinin – pastaj reagimi i ish-presidentit amerikan

Ndërhyrja e Zelenskyt kur Trump thotë se ka marrëdhënie të forta edhe me Putinin – pastaj reagimi i ish-presidentit amerikan

Botë
Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Lajme
Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Lajme
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Lajme
Kjo verë ishte më e ngrohta e regjistruar në Evropë - por jo për të gjithë

Kjo verë ishte më e ngrohta e regjistruar në Evropë - por jo për të gjithë

Evropa
Turki Alalshikh ka gjetur kundërshtarin e radhës për Daniel Dubois

Turki Alalshikh ka gjetur kundërshtarin e radhës për Daniel Dubois

Boks
Kalo në kategori