Në programin e OBRM-PDUKM-së, që do të jetë edhe program i Qeverisë së re parashikohet shfuqizimi i Balancuesit, instrumenti i cili mundëson dhe mban llogari përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të përkatësive etnike në institucionet shtetërore. Nga OBRM-PDUKM-ja për Alsat konfirmojnë se këtë e kanë premtuar para elektoratit dhe do të ndodh pasi zyrtarisht të marrin pushtetin.
“Disa herë e kemi përsëritur nevojën për shfuqizimin e Balancuesit dhe e njëjta do të ndodh”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Debati për shfuqizimin e Balancuesit ka ardhur si rezultat i deklarimit të rrejshëm të përkatësisë etnike nga ana e qytetarëve, me qëllim për t’u punësuar. Pos kësaj, OBRM-PDUKM arsyeton shfuqizimin e balancuesit edhe me atë që të mos bëhen punësime vetëm për shkak të përkatësisë etnike, por të ketë përparësi cilësia e kandidatëve, profesionaliteti dhe kompetenca.
Megjithatë, sipas Avokatit të Popullit, Naser Ziberi, Balancuesi ka luajtur rol jashtëzakonisht pozitiv në përmirësimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të të gjitha komuniteteve, sidomos të shqiptarëve. I njëjti, sipas tij duhet të avancohet apo të përmirësohet, por assesi të shfuqizohet tërësisht, pasi në të kundërtën do të shkelej norma kushtetuese për përfaqësim të të gjitha komuniteteve.
“Heqja apo shfuqizimi i këtij instrumenti, pa gjetur një instrument tjetër që do të jetë i njëjtë ose më i mirë do të thotë shkelje e rëndë e përcaktimit dhe vlerës themelore të rendit kushtetues që është rregulluar me nenin 8 të Kushtetutës paragrafi 2, i cili thotë se shteti ka kujdes për përfaqësim të drejtë dhe adekuat të të gjitha komuniteteve në sektorin publik. Kjo do të ishte shkelje e rëndë e Kushtetutës dhe Marrëveshjes së Ohrit”, deklaroi Naser Ziberi, Avokat i Popullit.
Në ndërkohë së shpejti, Gjykata Kushtetuese duhet të vendos për nismën e Komisionit për Antikorrupsion, i cili në janar të këtij viti dorëzoi paraqitje, pasi që sipas analizës së tyre punësimi sipas bazës etnike, bartë rreziqe të mundshme për korrupsion dhe tregtim me ndikim.
“Gjykata Kushtetuese vepron për lëndën U.nr.90/2024 e cila është formuar me iniciativë nga ana e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit. Së shpejti pritet që kjo lëndë të vendoset në seancë”, njoftojnë nga Gjykata Kushtetuese.
Balancuesi ka për obligim të mbajë llogari për mosdiskriminimin e komuniteteve./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Një peshkaqen shfaqet te Rana e Hedhun, shqetësohen pushuesit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/595664646-380x233.jpg)
Një peshkaqen shfaqet te Rana e Hedhun, shqetësohen pushuesit
![“National Geographic”: Plazhi i Pasqyrave në Sarandë, ndër më të mirët e Evropës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/2019-08-07-380x233.jpg)
“National Geographic”: Plazhi i Pasqyrave në Sarandë, ndër më të mirët e Evropës
![Shkatërrohet një grup që merrej me fajde në Prishtinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/viber_image_2024-07-28_18-48-05-403-720x378-1-380x233.jpg)
Shkatërrohet një grup që merrej me fajde në Prishtinë
![Policia në Ferizaj konfiskon 27 motoçikleta dhe skuterë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/2511516145-380x233.jpg)
Policia në Ferizaj konfiskon 27 motoçikleta dhe skuterë
![Cani: Lajm i keq për shtetasit e Kosovës që duan të punojnë në Gjermani](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/punooo-380x233.jpg)
Cani: Lajm i keq për shtetasit e Kosovës që duan të punojnë në Gjermani
![U bllokuan në det pasi gomonia pësoi defekt, familja nëntë anëtarëshe shpëtohet në plazhin e Borshit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Borsh-600x360-1-380x233.jpg)
U bllokuan në det pasi gomonia pësoi defekt, familja nëntë anëtarëshe shpëtohet në plazhin e Borshit
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Një peshkaqen shfaqet te Rana e Hedhun, shqetësohen pushuesit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/595664646-380x233.jpg)
Një peshkaqen shfaqet te Rana e Hedhun, shqetësohen pushuesit
![Bes Kallaku tregon për tmerrin që përjetoi në aeroplan: Të shkretët udhëtarë çfarë trajtimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/beskallakuu-380x233.jpg)
Bes Kallaku tregon për tmerrin që përjetoi në aeroplan: Të shkretët udhëtarë çfarë trajtimi
![Situata e medaljeve pas ditës së tretë në Paris 2024: Kosova në vendin e 16-të në ranglistë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/kosova-1-380x233.png)
Situata e medaljeve pas ditës së tretë në Paris 2024: Kosova në vendin e 16-të në ranglistë
![Me çfarë shume monetare e shpërblen Distria Krasniqin shteti i Kosovës si fituese e medaljes së argjendtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/distria-krasniqi-1212-380x233.jpg)
Me çfarë shume monetare e shpërblen Distria Krasniqin shteti i Kosovës si fituese e medaljes së argjendtë
![Yamal po shndërrohet në një](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/yamal-5-380x233.png)
Yamal po shndërrohet në një "bishë" te Barcelona, zbulohet masa muskulore që ka shtuar
![Sa milionerë ka në botë dhe ku jetojnë ata?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/millionaires-stock-gty-aa-191022_hpMain-380x233.jpg)
Sa milionerë ka në botë dhe ku jetojnë ata?