Të huajt kanë vijuar të shfaqin interes për Shqipërinë turistike me një tendencë edhe më të theksuar në prill.
Të dhënat e strukturave akomoduese të publikuara nga INSTAT tregojnë se numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 62,0%, në krahasim me Prill 2023. Netqëndrimet në hotele u rritën në prill më shumë se 74.5 për qind.
“Të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy treguesit e mëposhtëm: numri i vizitorëve rezident është rritur me 19,4%; numri i vizitorëve jo-rezident është rritur me 91,9%” thuhet në publikim.
Ndërkohë numri i net qëndrimeve gjithsej është rritur me 56,3%, në krahasim me Prill 2023. Të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy treguesit e mëposhtëm: numri i net qëndrimeve nga rezident është rritur me 17,9% ; numri i net qëndrimeve nga jo-rezident është rritur me 80,3%.
Vizitorë
“Gjatë muajit Prill 2024, është shënuar rritje e numrit të vizitorëve gjithsej me 62,0%, krahasuar me Prill 2023. Numri i vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritje me 2.1 herë. Në Zonat Jo-bregdetare ky tregues është rritur me 85,4%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i vizitorëve jo-rezident në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritje me 85.6%” thuhet në publikimin e INSTAT.
Por cilët janë rajonet që kanë pasur numër më të lartë vizitorësh? Sipas të dhënave të prillit rajoni qendër ka pasur 63.3 për qind të tyre. Nëse llogarisim afërsinë me bregdetin në zonat jo-bregdetare kjo pjesë mbajti 59 për qind të tyre. Sipas llojit të strukturës akomoduese ku kanë qëndruar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ishin 92,6%.
Net qëndrime
“Gjatë muajit Prill 2024. numri i net qëndrimeve gjithsej është rritur me 56,3%, në krahasim me muajin Prill 2023. Numri i net qëndrimeve të vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritje me 86,8%. Në Zonat Jo-bregdetare ky tregues është rritur me 77,5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i net qëndrimeve të vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritje me 74,5%” thuhet në publikim
I njëjti vlerëson se në muajin Prill 2024. Numri më i lartë i net qëndrimeve është realizuar: sipas rajoneve në “Rajonin Qendër“ (65,3%); sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Jo-bregdetare” (59,3%); sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (91,9%).
Norma neto e shfrytëzimit
“Normat neto të shfrytëzimit. të dhomave dhe të shtretërve, janë dy tregues të cilët masin përqindjen e shfrytëzimit të kapaciteteve akomoduese, dhoma e shtretër të disponueshëm për vizitorë. Gjatë këtij muaji, norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 22,1%, kundrejt 13,5% që ishte në muajin Prill 2023. Norma e shfrytëzimit të shtretërve të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 24,5%, kundrejt 16,8% që ishte në muajin Prill 2023” vlerëson INSTAT. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDel duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
Pamje nga burgu, Ilir Meta ecën në ambientet e ajrosjes
Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë
Haradinaj i dërgon përshëndetje Drenicës nga Amerika
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Laerti me deklaratë të rëndë për Gjestin: Dikush duhet të çohet ta vrasë
Ramaswamy largohet nga DOGE që do ta drejtojë Musk
Fillon parada në nder të presidentit të ri
Stresi rikthehet në Big Brother VIP Kosova, refuzon t’ia jap dorën Vullnetit
Momenti kur Xum Allushi shan Gjestin në Big Brother VIP Albania 4
Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë