LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria si një Toskanë e vogël, priten përmirësime në ligjin për agroturizmin dhe investimet në zonat rurale

Shqipëria si një Toskanë e vogël, priten përmirësime në ligjin për agroturizmin dhe investimet në zonat rurale

Për të rritur numrin e strukturave, por dhe për të degëzuar turistët më shumë drejt turizmit tradicional, qeveria shqiptare pritet të miratojë edhe më shumë lehtësira për agroturizmet.

Ferma që kanë edhe më pak se 1 hektar tokë për kultivimin e kulturave bujqësore, por dhe më pak burokracira në dhënien e lejeve të reja janë masat që pritet të ndërmerren nëpërmjet një VKM-je.

Ilir Pilku, ekspert bujqësie, deklaroi: “Ligji i vitit 2018 është funksional, ka disa përmirësime, por presim nga qeveria një vkm që do e lehtësojë procedurën për dhënien e lejes së ndërtimit për këto qëllime. Por, duhet ta bëjmë mirë dhe me standarde”.


Këto struktura raportojnë për rritje interesi, ku gjithmonë e më shumë përmes platformave online të huajt po zgjedhin të shijojnë anën më autentike të jetës rurale dhe kulinarisë shqiptare. Por, sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, të certifikuara janë vetëm 25. Për ta zhvilluar edhe më tej këtë sektor, Ministrisë e Bujqësisë publikoi strategjinë kombëtare në fillim të 2024, e cila pritet të hyjë në fuqi: “Në 2023 presim 14 milionë turistët, kjo do ndikojë në rritje ekonomike dhe të ardhura 4,2 miliardë dollarë, do vendosim standarde më të larta, cilësi më të lartë, pa lënë mënjanë kulinarinë.”

Për të bërë Shqipërinë një Toskanë të vogël, sipas ekspertëve, duhen ndërthurur shembujt ndërkombëtarë: “Pa një turizëm rural, pa një agroturizëm, nuk ka rritje ekonomike nga ky sektor”.

Së bashku me paketën e maleve dhe të diasporës, në funksion të turizmit do të jenë dhe lehtësimet në agroturizëm. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori