LAJMI I FUNDIT:

“Demokratët Euroatlantikë”- a po shkon Basha drejt krijimit të një partie të re?

“Demokratët Euroatlantikë”- a po shkon Basha drejt krijimit të një partie të re?

Dy mbledhjet e gjata me mbështetësit e tij pasi humbi vulën e PD, duket do të prodhojnë një lëvizje të re politike të Lulzim Bashës.

Pasi dëgjoi, duke mbajtur shënime secilin prej folësve në takimin e zgjeruar ditën e premte në një nga hotelet në qendër të Tiranës, Basha kur doli para mediave foli për ndjekjen e rrugës gjyqësore për të rimarrë vulën, por as nuk përjashtoi ngritjen një formacioni politik që t’i garantojë pjesëmarrjen në zgjedhjet e ardhshme.

“Qëndrimi i qartë i mbledhjes së përbashkët të kryesisë dhe të kolegjit të kryetarëve është: Rekurs në drejtësi, në Gjykatën e Lartë, për të mos lejuar që në këtë vend të triumfojë padrejtësia. Në çdo rast, ne do të jemi në zgjedhje. Shqiptarëve do t’iu japim alternativën. Përpjekja për të zhbërë alternativën që ne paraqesim, si program, si ekip, si bashkim vlerash, mbi të cilat është themeluar Partia Demokratike, do të dështojë. Përpjekja e Edi Ramës për të reduktuar debatin, se si do të qeveriset vendi në katër vitet e ardhshme, në pyetjen se kush më pak i korruptuar Rama apo Sali Berisha, kjo përpjekje do të dështojë. Shqiptarët do të kenë alternativën e tyre. Shqiptarët meritojnë më shumë dhe me alternativën tonë do të kenë më shumë”, tha Basha, njofton Euronews.al.


Por, pas këtyre fjalive, ku linte të hapur rrugën për një formacion të ri politik, Lulzim Basha prezantoi në rrjetet sociale ndryshimin në logon e PD.

Demokratët euroatlantik është togfjalëshi që i shtohet emrit, Partia Demokratike duke nënvizuar vazhdimin e angazhimeve themelore dhe identitare për të cilat është përplasur me grupin e Berishës.

I pyetur disa herë mbi mundësinë e një partie të re, Basha deklaroi se në çdo rast shqiptarët do të kenë alternativën që presin në zgjedhjet e ardhshme. Por tashmë mbetet për t’u parë nëse “demokratët euroatlantik” do të jetë emri i partisë së re, apo thjesht një emër duke shpresuar në rimarrjen e logos dhe vulës së PD.

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Kalo në kategori