LAJMI I FUNDIT:

Po e ndihmon Rusinë, G7 kërcënon seriozisht Kinën: Ndalu ose do të ketë pasoja

Po e ndihmon Rusinë, G7 kërcënon seriozisht Kinën: Ndalu ose do të ketë pasoja

Me mbështetjen që po i Rusisë, Kina po ia lehtëson punën në pushtimin e Ukrainës, paralajmëruan të premten liderët e ekonomive më të përparuara të botës, duke rritur tonin e tyre kërcënues ndaj Pekinit, ndërsa kanë paralajmëruar se do të vendosin sanksione të mëtejshme ndaj kujtdo që mbështet materialisht makinerinën luftarake të Moskës.

Paralajmërimi i ashpër, i lëshuar në fund të samitit vjetor të Grupit të Shtatë (G7) në Itali, vjen ndërsa Shtetet e Bashkuara rritin përpjekjet diplomatike për të bindur Evropën të marrë një qëndrim më të ashpër ndaj Kinës lidhur ndihmat ushtarako-industriale që po i jep Rusisë, raporton cnn.


Kancelari gjerman i bindur: Rusia 'nuk do ta fitojë' luftën në Ukrainë
Lexo po ashtu Kancelari gjerman i bindur: Rusia 'nuk do ta fitojë' luftën në Ukrainë

“Mbështetja e vazhdueshme e Kinës për bazën industriale të mbrojtjes ruse i mundëson Rusisë të vazhdojë pushtimin në Ukrainë dhe ka implikime të rëndësishme dhe të gjera të sigurisë”, thanë udhëheqësit e G7 në një deklaratë të premten. “Ne i bëjmë thirrje Kinës që të ndalojë dërgimin e materialeve me përdorim të dyfishtë, përfshirë komponentët dhe pajisjet e armëve”, shkruan në deklaratën e përbashkët të liderëve pas përfundimit të samitit.

Udhëheqësit kërcënuan gjithashtu veprime të mëtejshme, duke përfshirë sanksione, për të ndëshkuar entitetet kineze që ata thonë se ndihmojnë Rusinë të anashkalojë sanksionet perëndimore.

“Ne do të vazhdojmë të marrim masa kundër aktorëve në Kinë dhe vende të treta që mbështesin materialisht makinerinën e luftës ruse, duke përfshirë institucionet financiare dhe subjektet e tjera në Kinë që i mundësojnë Rusisë të prokurojë artikuj për industrinë ushtarake”, thuhet në deklaratën e përbashkët. Udhëheqësit e G7 premtuan gjithashtu të prezantojnë “masa kufizuese për kufizuar qasjen në sistemet tona financiare”.

Zyrtarët amerikanë kanë akuzuar Kinën se po ndihmon Rusinë të zgjerojë prodhimin ushtarak, duke përfshirë eksportet e gjërave si gjysmëpërçuesit, materialet dhe veglat e makinerive që ata thonë se lejojnë Moskën të rrisë prodhimin e tankeve, municioneve dhe automjeteve të blinduara.

Zelensky pret 'vendime të rëndësishme' për Ukrainën në samitin e G7
Lexo po ashtu Zelensky pret 'vendime të rëndësishme' për Ukrainën në samitin e G7

Pekini i ka mohuar akuzat, duke thënë se nuk ka furnizuar me armë asnjërën palë dhe se mban kontrolle të rrepta mbi eksportet e mallrave me përdorim të dyfishtë. SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian kanë vendosur tashmë sanksione ndaj kompanive kineze dhe këtë javë SHBA vendosi sanksione të reja ndaj kompanive me bazë në Kinë që furnizojnë Rusinë me gjysmëpërçues.

Kujtojmë se në ditën e parë të samitit, G7 ra dakord t’i jepte Ukrainës 50 miliardë dollarë kredi që do të kompensohen nga interesat e aseteve të ngrira ruse.

Në draft dokumentin përfundimtar, udhëheqësit e grupit premtuan gjithashtu se do të vendosin sanksione ndaj kujtdo që ndihmoi Rusinë të shmangte sanksionet mbi eksportet e naftës duke e transportuar atë fshehurazi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Mediat e huaja: Administrata e Biden po shkon drejt lejimit të kontraktorëve ushtarakë amerikanë që të vendosen në Ukrainë

Mediat e huaja: Administrata e Biden po shkon drejt lejimit të kontraktorëve ushtarakë amerikanë që të vendosen në Ukrainë

Botë
Pamje nga beteja e ashpër për Vovchanskun, ukrainasit futen derë më derë duke kërkuar ushtarët rusë

Pamje nga beteja e ashpër për Vovchanskun, ukrainasit futen derë më derë duke kërkuar ushtarët rusë

Evropa
Ukrainasit marrin topin e ri nga SHBA-të, të cilin akoma nuk e posedon ushtria amerikane

Ukrainasit marrin topin e ri nga SHBA-të, të cilin akoma nuk e posedon ushtria amerikane

Evropa
Zelensky viziton trupat në rajonin e Donetskut – ‘i habitur’ se disa zyrtarë përkatës nuk kanë qenë aty ‘për gjashtë muaj ose më shumë’

Zelensky viziton trupat në rajonin e Donetskut – ‘i habitur’ se disa zyrtarë përkatës nuk kanë qenë aty ‘për gjashtë muaj ose më shumë’

Botë
Erdogan akuzon Perëndimin se mbështet planet izraelite për të sulmuar Libanin - dhe për të përhapur luftën rajonale

Erdogan akuzon Perëndimin se mbështet planet izraelite për të sulmuar Libanin - dhe për të përhapur luftën rajonale

Botë
Stoltenberg: NATO nuk do ta mbrojë Qipron në rast se sulmohet nga Hezbollahu

Stoltenberg: NATO nuk do ta mbrojë Qipron në rast se sulmohet nga Hezbollahu

Evropa
Kalo në kategori