LAJMI I FUNDIT:

Lloga: Nuk mund të ketë përgjegjësi kolektive për prokurorët dhe gjykatësit

Lloga: Nuk mund të ketë përgjegjësi kolektive për prokurorët dhe gjykatësit

Me shfuqizimin e Këshillit Gjyqësor dhe të Prokurorëve rrezikohet pavarësia e gjyqësorit. Kështu u shpreh ministri i Drejtësisë Krenar Lloga, në ditën e fundit si udhëheqës i këtij dikasteri. Për mosndëshkueshmërinë e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, Lloga tha se nuk ka pasur mundësi ligjore që të bëhet një gjë e tillë, duke shtuar se ai mbështet ndëshkimin e individëve, por jo ndëshkimin kolektiv, në këtë rast shfuqizimin e Këshillit Gjyqësor dhe të Prokurorëve.

“Thirrja ime edhe sot vazhdon se të gjithë ata që kanë bërë shkelje, por edhe puna e Këshillit Gjyqësor, të gjyqtarëve, duhet të jetë komfort ligjit, por nuk mund të ketë përgjegjësi kolektive në këtë rast sepse se si do të vazhdojmë ne më tutje raporti i Komisionit vlerësues e tregon qartë”, tha Lloga.

Për deklaratat e mandatarit për formimin e Qeverisë rreth këtyre dy institucioneve të ndarjes së gjyqësisë, Lloga tha se janë qëndrime të bazuara në efektin e fushatës zgjedhore, pasi ligjet që i punon Ministria, për këto dy trupa nuk janë propozime të Krenar Llogës por propozime dhe rekomandime të BE-së që duhet të mbështeten nga Qeveria e re.


“Unë mendoj se qëndrimet e partisë qeverisëse janë akoma nën efektet e fushatës zgjedhore. Ato besoj se brenda javëve të para do të konstatojnë se gjithçka që kanë dhënë jashtë premtimeve ose jashtë atyre rrugëve të BE-së, janë premtime të cilat nuk mund të zbatohen. Unë kam besimin dhe bindjen e plotë që gjithë këto propozim-ligje do të futen në procedurë edhe qeverisëse edhe parlamentare”, tha Lloga.

Lloga u shpreh se i dëshiron sukses pasardhësit të tij, dhe mandatarit të ri, duke shtuar se është mirë të ju jepet mundësia për të treguar veten e tyre.

Në trend Lajme

Më shumë
Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Rama surprizon Melonin për ditëlindje në Abu Dhabi

Rama surprizon Melonin për ditëlindje në Abu Dhabi

Lajme
Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna

Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna

Lajme
Aksion i policisë në katër komuna të Kosovës

Aksion i policisë në katër komuna të Kosovës

Kronika e Zezë
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

Siguri

"Probleme martesore dhe financiare"- Prokurorja tregon njërin nga motivet që quan në vrasjen e Liridona Ademaj

Drejtësi
Kalo në kategori