LAJMI I FUNDIT:

Terrene të përgjakshme, kujtimet e gazetarit Nazmi Elezi në kohë lufte

Terrene të përgjakshme, kujtimet e gazetarit Nazmi Elezi në kohë lufte
Gazetari, Nazmi Elezi gjatë Podcast-it në Telegrafi.com

Kosova gjatë viteve 1998-1999 ishte në luftë përgjakshme me forcat okupuese serbe. Roli i mjeteve të informimit në  rrethana lufte ishte shumë i rëndësishëm për të plasuar të vërtetën, për tmerret e luftës, masakrat mbi poullatën civile që po kryente makineria vrastare serbe. Një prej gazetarëve në kohë lufte ishte Nazmi Elezi, i cili punonte për gazetën “Kosova Sot”. Ai ishte kronist i shumë betejave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me forcat pushtues në zona lufte, duke qenë edhe vet nën shënjestrën e armikut dhe paramilitarëve serbë.

Në një podcast për Telegrafin, Elezi ndau copëza të përjetimeve të tij si reporter lufte në Kosovë.

Ai theksoi se ajo periudhë mbetet ende në memorien e tij si një nga më të rëndat, jo vetëm në karrierën prej gazetari.


Gazeta “Kosova Sot” ishte hapur më 12 shtator 1998, pikërisht në kohën e luftës. Elezi tregoi se ai, si gazetari më me përvojë që ishte, shpesh duhej të vepronte si një kapiten i ekipit dhe të shumtën e kohës ta kalonte në terren.

“Një periudhë prej gjashtë muaj e më tepër, deri më 18 mars 1999 ku na e mbyllën gazetën, mund të them se më shume se gjysmën e asaj periudhe e kisha kaluar nëpër terrene. Është një përvojë e një përjetim që është vështirë të përshkruhet…”, tha Elezi.

Gazetari Nazmi Elezi gjatë Podcast-it në Telegrafi.com

Elezi tregon se si në kohë lufte vinin deri te informacioni se çfarë po ndodhte dhe ku duhej të shkonin.

“Ka qenë periudhë kur nuk kemi pas telefona celularë (si tani). Informacionet vinin në redaksi përmes telefonave fiks… Aq ka qenë e mundur edhe nga qendra të ndryshme të informimit, sepse ekzistonin disa komisione të informimit… Atëherë dhe LDK ka pas një qendër të informimit. Por filloi të funksionojë edhe Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, e kryesisht prej andej… por kishte edhe lidhje me qytetarë të ndryshëm nga zonat, qytete të ndryshme që iu vinin informacionet, qoftë përmes ushtarëve, etj. Ne kryesisht shkonim atje ku një ditë më herët kryheshin luftimet, krimet, digjeshin shtëpi. Dhe ato informacione që i kishim, të nesërmen në mëngjes vendosnim se ku do të shkonte ekipi”.

Ai tha se terreni ishte shumë i vështirë, pasi siç u shpreh do duhej të kalohej nëpër post-blloqe policore.

“Mirëpo, fal Zotit nuk kemi pësuar asnjëherë dhunë fizike. Duhet të ishim shumë gjakftohtë, që edhe nëse përballeshim edhe na ndalonin policia të mos tregonim ndonjë emocion, që edhe në njëfarë mënyrë t’i tregonim që nuk jemi shumë të interesuar të merremi me ta. Por, ata merreshin shpesh herë me ne e na provokonin. Por kryesorja ishte që ne ia dilnim të shkonim atje ku ku niseshim”, theksoi ai.

Gazetari, Nazmi Elezi gjatët rrëfimit të tij për përjetimet në kohë lufte /Foto: Ridvan Slivova/

Një nga përjetimet e tij të rënda ishte edhe kur u përballën me plumbat e armikut në fshatin Ivajë të Kaçanikut në mars 1999.

“Ivaja ishte një katund që ishte sulmuar nga forcat serbe, fshatarët kishin ik dhe qëndronin në përrua diku pesë a gjashtë ditë. Njerëzit e lodhur, të molisur… një grua me probleme kardiovaskulare, e ne s’kishim ç’të bënim (tu ofronim asnjë ndihmë). Ne po bënim punën tonë, Avniu bënte fotografi, intervistuam disa banorë… tregonin histori… Dhe ne pasi morëm rrëfimet, po dalim nga aty me një shteg tjetër. E teksa ne po dalim, nuk kemi shikuar mbrapa, por banorët të gjithë ishin mbrapa nesh kolonë. Mendja e tyre ‘këta hynë dhe po dalin, pse mos me dal dhe na’. Derisa sa ne ngjiteshim asaj kodre, përnjëherë ishte përballja ime e parë me plumba, e nuk e dija që janë plumba, kërcitnin nëpër tokë. Iliri, kolegu tha ‘shtrihu se na vranë’. Ata që ishin duke luftu në kodrën tjetër, e kanë vërejt që popullata po kthehej dhe i kanë kthyer armët në drejtim tonin. Ishte moment tepër i rëndë”, vazhdoi rrëfimin e tij, gazetari Elezi.

Ky ishte një pjesë nga rrëfimi nga përballjet e tij me rreziqet e luftës gjatë kryerjes së punës si gazetar dhe raportimit nga zonat e luftës.

Elezi në Podcast ka rrëfyer për Reçakun në ditën e kryerjes së masakrës. Përballjen me tmerrin e krimit monstruoz të kryer nga forcat serbe në Poklek… Ai ka folur edhe për momente të tjera sfiduese prej gazetari gjatë punës në terren./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Lajme
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Kalo në kategori