LAJMI I FUNDIT:

Hamasi nuk e di sesa pengje janë ende gjallë në Gaza

Hamasi nuk e di sesa pengje janë ende gjallë në Gaza

Zëdhënësi i Hamasit dhe anëtari i Byrosë Politike, Osama Hamdan tha se “askush nuk e ka idenë” se sa të burgosur që mbahen në Gaza janë ende gjallë, në një intervistë të gjatë me CNN.

I pyetur nëse Hamasi i vinte keq për kryerjen e sulmeve në jug të Izraelit më 7 tetor, duke pasur parasysh gjithçka që pasoi, Hamdan e justifikoi sulmin si një “reagim kundër okupimit”.

“Ai që është përgjegjës për këtë është pushtimi izraelit. Nëse i rezistoni okupimit, ata do t’ju vrasin, nëse nuk i rezistuat okupimit, do t’ju vrasin dhe do t’ju dëbojnë nga vendi juaj. Pra, çfarë ne duhet të bëjmë, vetëm të presim?”, përgjigjet Hamdani.


Forcat izraelite nuk ndalen, futen më në thellësi të Rafah
Lexo po ashtu Forcat izraelite nuk ndalen, futen më në thellësi të Rafah

Hamdan theksoi gjithashtu se SHBA-ja duhet ta bind qeverinë izraelite se një ndërprerje e përhershme e armiqësive është çelësi i suksesit të bisedimeve të paqes.

“Izraelitët duan një armëpushim vetëm për gjashtë javë dhe më pas duan të kthehen në luftë, gjë që nuk mendoj se amerikanët ende i kanë bindur izraelitët të pranojnë një armëpushim të përhershëm”, tha ai.

Nga ana tjetër, Netanyahu është nën presion në rritje për të arritur një marrëveshje që do të siguronte kthimin e pengjeve të mbetura ende në Gaza. Izraeli beson se më shumë se 70 pengje – nga më shumë se 100 që mbahen ende në Gaza – janë gjallë.

Cilat janë ndryshimet që Hamasi kërkon për miratimin e një propozimi armëpushimi?
Lexo po ashtu Cilat janë ndryshimet që Hamasi kërkon për miratimin e një propozimi armëpushimi?

Duke folur për CNN, Hamdan tha se nuk e dinte se sa ishin ende gjallë.

“Nuk kam asnjë ide për këtë. Askush nuk e ka idenë për këtë”, tha ai, duke vënë në dukje se një “operacion izraelit për të liruar” katër pengjet të shtunën rezultoi në vdekjen e tre të tjerëve, duke përfshirë një shtetas amerikan.

Dyshohet se mund të ketë më shumë pengje të vdekur nga sa dihet publikisht.

Në muajin prill, Hamasi u tha ndërmjetësuesve ndërkombëtarë se nuk ishte në gjendje të përmbushte kërkesën e Izraelit për të liruar 40 pengjet e mbetura në fazën e parë të marrëveshjes, duke përfshirë të gjitha gratë, si dhe burrat e sëmurë dhe të moshuar, sepse nuk kishte 40 pengje të gjallë sipas kritereve për lirim. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Në maj të vitit të kaluar izraelitët njoftuan se e kanë vrarë – shfaqet në një video i “gjallë” komandanti i Hamasit

Në maj të vitit të kaluar izraelitët njoftuan se e kanë vrarë – shfaqet në një video i “gjallë” komandanti i Hamasit

Azia
Deputeti danez i Parlamentit Evropian zgjedh një fjalë të pazakontë që t'i përgjigjet Trumpit për deklaratën e blerjes së Grenlandës

Deputeti danez i Parlamentit Evropian zgjedh një fjalë të pazakontë që t'i përgjigjet Trumpit për deklaratën e blerjes së Grenlandës

Evropa
Anija spiune ruse hynë në ujërat britanike, Londra zyrtare mesazh Putinit: Ne ju shohim, dimë se çfarë po bëni

Anija spiune ruse hynë në ujërat britanike, Londra zyrtare mesazh Putinit: Ne ju shohim, dimë se çfarë po bëni

Evropa
Hungaria në alarm, mbyllen 121 shkolla pas kërcënimeve me bombë - policia jep detajet e para

Hungaria në alarm, mbyllen 121 shkolla pas kërcënimeve me bombë - policia jep detajet e para

Evropa
Nëse do të varej nga Ukraina, lufta do të përfundonte nesër, thotë ndihmësi kryesor i Zelenskyt

Nëse do të varej nga Ukraina, lufta do të përfundonte nesër, thotë ndihmësi kryesor i Zelenskyt

Evropa
Pas vendimit të Trumpit, anulohen fluturimet e refugjatëve drejt SHBA-së

Pas vendimit të Trumpit, anulohen fluturimet e refugjatëve drejt SHBA-së

Amerika
Kalo në kategori