LAJMI I FUNDIT:

Hungaria nuk i shmanget dot gjobës prej 200 milionë euro, BE-ja e ka zgjidhjen nëse refuzojnë

Hungaria nuk i shmanget dot gjobës prej 200 milionë euro, BE-ja e ka zgjidhjen nëse refuzojnë

Kryeministri hungarez, Viktor Orban tha se vendimi i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë për të ndëshkuar Hungarinë për moszbatimin e politikës së përbashkët të bllokut evropian ndaj azilkërkuesve është i pabesueshëm dhe i papranueshëm.

“Vendimi i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë për të gjobitur Hungarinë me 200 milionë euro plus një milion euro në ditë për mbrojtjen e kufijve të BE-së është i egër dhe i papranueshëm. Emigrantët e paligjshëm duket se janë më të rëndësishëm për burokratët e Brukselit sesa qytetarët e tyre evropianë”, Orban ka shkruar në platformën “X”.

Dje, Gjykata e Drejtësisë e BE-së shpalli vendimin për dënimin e shtetit hungarez me 200 milionë euro për shkak se nuk zbaton politikën e përbashkët të bllokut europian ndaj azilkërkuesve.


“Hungaria është urdhëruar të paguajë një shumë të madhe prej 200 milionë euro dhe një gjobë prej 1 milionë euro në ditë vonesë për moszbatim të vendimit të Gjykatës së Drejtësisë. Ky dështim, që konsiston në shmangien e qëllimshme të aplikimit të politikës së përbashkët të BE-së në tërësi, paraqet një shkelje të paprecedentë dhe jashtëzakonisht të rëndë të ligjit të BE-së”, thuhet në deklaratën e gjykatës.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian për Punë të Brendshme dhe Migrim, Anita Hipper, tha se Komisioni e ka marrë parasysh vendimin e gjykatës dhe se pret që Hungaria ta respektojë atë vendim.

“Komisioni do të kontaktojë me Hungarinë për të pyetur për masat që synon të marrë për të përmbushur verdiktin e sotëm”, tha Hipper në konferencën e përditshme në Bruksel.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Balazs Ujvari, tha se Komisioni do të kërkojë para nga Hungaria në intervale të caktuara, në të kundërtën Komisioni do ta zbresë shumën e specifikuar nga alokimet buxhetore të BE-së për atë vend. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Amerika
SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

Botë
Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Amerika
SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

Botë
Astronautja e NASA-s bën histori, vendos rekordin si gruaja që shpenzoi më shumë orë jashtë anijes kozmike në hapësirë

Astronautja e NASA-s bën histori, vendos rekordin si gruaja që shpenzoi më shumë orë jashtë anijes kozmike në hapësirë

Botë
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Kalo në kategori