LAJMI I FUNDIT:

Aspark SP600 arrin një shpejtësi maksimale prej 438 km/h, duke mposhtur kështu rekordin e bishës kroate

Aspark SP600 arrin një shpejtësi maksimale prej 438 km/h, duke mposhtur kështu rekordin e bishës kroate

Ishte vetëm çështje kohe para se një tjetër hiperveturë elektrike të sfidonte Rimac Nevera.

Një markë më pak e njohur tani ka mposhtur bishën kroate.

Aspark i Japonisë me një SP600 të ri arriti një shpejtësi prej 438.7 km/h, duke mposhtur kështu rekordin e Neveras për vetëm 26 km/h, përcjell Telegrafi.


I prodhuar në Itali nga Manifattura Automobili Torino, Aspark SP600 rekordin e theu në pistën gjermane Papenburg, e cila konsiderohet vendi i duhur për të testuar aftësitë e një hiperveture.

Bëhet e ditur se pas timonit të “mbretit të ri të shpejtësisë” ishte Marc Basseng, shoferi 45-vjeçar gjerman i garave.

Detajet rreth veturës nuk janë bërë të ditura, por ajo është përshkruar si një prototip me qëllim prodhimi i pajisur me goma Bridgestone Potenza Race.

Mungesa e pasqyrave anësore për të zhbllokuar më shumë shpejtësi na tregon qartë se nuk është një mjet i ligjshëm në rrugë.

M.A.T. e projektoi dhe ndërtoi këtë model në shtëpi në Torino, Itali, ku edhe iu nënshtrua testeve virtuale dhe fizike.

Megjithëse SP600 është më i shpejtë se një Bugatti Veyron Super Sport, ai ende mbetet prapa Chiron Super Sport. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Gjiganti gjerman, Bosch prezanton një javë pune katërditore, por edhe ul pagat

Gjiganti gjerman, Bosch prezanton një javë pune katërditore, por edhe ul pagat

Auto
Mercedes-Benz me motor të ri me benzinë

Mercedes-Benz me motor të ri me benzinë

Auto
Propozim radikal i ekspertit gjerman të trafikut: Meshkujve t'u jepet patentë shoferi vetëm në moshën 26 vjeçare!

Propozim radikal i ekspertit gjerman të trafikut: Meshkujve t'u jepet patentë shoferi vetëm në moshën 26 vjeçare!

Auto
Volkswagen njofton se versione të reja hibride po vijnë - por duhet të prisni

Volkswagen njofton se versione të reja hibride po vijnë - por duhet të prisni

Auto
Lamborghini, Jaguar, Ferrari,...: Disa supermakina në Britani patën “fatin e keq” ende pa mbërritur te pronarët e rinj

Lamborghini, Jaguar, Ferrari,...: Disa supermakina në Britani patën “fatin e keq” ende pa mbërritur te pronarët e rinj

Auto
Makinat elektrike mund të karikohen në vetëm nëntë sekonda, falë një teknologjie të re!

Makinat elektrike mund të karikohen në vetëm nëntë sekonda, falë një teknologjie të re!

Auto
Kalo në kategori