LAJMI I FUNDIT:

Hyundai po sjell një veturë të vogël elektrike ekonomike

Hyundai po sjell një veturë të vogël elektrike ekonomike

Hyundai Inster elektrik do të vjen me një veturë që do të përshkruaj deri në 355 kilometra me një karikim, por kureshtjen më të madhe e zgjon çmimi prej 22 deri në 25 mijë euro.

Vetura e qytetit rrjedh nga Hyundai Casper, një model 359 cm i gjatë që është në treg që nga viti 2021 në Korenë e Jugut dhe Indi me motorë benzinë.

Deri më tani, imazhet nuk zbulojnë gjithçka, por forma e kryqëzimit është e dukshme, me dritat e rrumbullakëta LED të ditës që përcaktojnë pjesën e përparme, ndërsa në pjesën e pasme të dritave grafike të pikseluar imitojnë modelet më të shtrenjta Ioniq 5 dhe Ioniq 6.


Marka koreane thekson gjithashtu se Inster do të vendosë standarde të reja në kontekstin e teknologjisë dhe veçorive të sigurisë në segmentin A. Crossover, i cili do të bëjë debutimin e tij global në Busan International Mobility Show në fund të qershorit, do të tregtohet si Casper Electric.

Dihet vetëm se vetura do të dalë në treg në fillim të vitit të ardhshëm.

Me këtë model bashkëngjisim edhe fotot e Casperit nga të cilat ky model nuk do të ndryshojë shumë. /Telegrafi/