LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 10° fair_day

Në rajonin e Vërrinit të Prizrenit përurohet “Kalaja e UÇK-së”

Në rajonin e Vërrinit të Prizrenit përurohet “Kalaja e UÇK-së”
Foto: Raim Kurtaj

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Çlirimit në Prizren, në rajonin e Vërrinit përkatësisht në fshatin Arbëri (Leskovec), të mërkurën është bërë përurimi i “Kalasë së UÇK-së”.

Në ceremoninë e përurimit të këtij memoriali janë përkujtuar dëshmorët dhe luftëtarët e UÇK-së, angazhimi i të cilëve u cilësua si gurthemel i shtetësisë së Kosovës.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ka theksuar nuk është rastësi që në çerek shekullin e çlirimit të Prizrenit, Komuna në bashkëpunim me Agjencionin për memoriale e finalizojnë këtë projekt.


Foto: Raim Kurtaj

“Këto tri shkronja të arta të UÇK-së do të mbesin këtu si një dëshmi e një procesi shumë të rëndësishëm dhe një kontributi të jashtëzakonshëm që ia ka sjellë lirinë këtij vendi”, ka thënë Totaj.

Sekretari i OVL të UÇK-së në Prizren, Isa Berisha ka bërë të ditur se hapësira ku përurohet “Kalaja e UÇK-së” ka qenë pikë strategjike e rajonit të Vërrinit.  “Ky projekt do të shërbej për gjeneratat e reja që të mësojnë për luftën e lavdishme të UÇK-së”, ka deklaruar Berisha.

Ndërsa ish-komandanti i UÇK-së nga kjo anë, Zafir Berisha ka vlerësuar se Prizrenit tashmë është bërë edhe më një kala. “Kalasë historike që e ka identifikuar me shekuj Prizrenin, nga sot po ia bashkëngjesim edhe Kalanë e UÇK-së në malet e Vërrinit, që do ti bën nder jo vetëm Prizrenit e Kosovës por edhe gjithë shqiptarisë”, është shprehur Berisha.

Foto: Raim Kurtaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka kërkuar nga gjeneratat e reja që ta kujtojnë të shkuarën dhe mos ta humbin mirënjohjen atdheun dhe lirinë. “Njëzet e pesë vite më parë Kosova dhe kombi shqiptar kanë bërë një hap të madh, hapin nga robëria në liri”, ka thënë Limaj.

Ish-gjenerali shqiptar i Divizionit të Kukësit, Kudusi Lame ka shprehur bindjen se lufta e UÇK-së ka kontribuar drejt krijimit të shtetit të Kosovës. “UÇK-ja është autore e clirimit të këtij trualli nga pushtimi shekullor serbosllav, është autore e krijimit të shtetit të Kosovës”, ka thënë Lame.

Në emër të banorëve të fshatit Arbëri, Kastriot Krasniqi ka shprehur mirënjohje për të gjithë ata që kanë kontribuar në realizimin e këtij projekti. /Telegrafi/

Foto: Raim Kurtaj

Në trend

Më shumë
Ish-bashkëshortja e Aldos: E gatshme të futem në Big Brother, mund të ndodh edhe ribashkimi

Ish-bashkëshortja e Aldos: E gatshme të futem në Big Brother, mund të ndodh edhe ribashkimi

Magazina
Gazetarja nga ‘CBS News Chicago’ i flet shqip Dua Lipës: Motra ime shqiptare, jam shumë krenare për ty

Gazetarja nga ‘CBS News Chicago’ i flet shqip Dua Lipës: Motra ime shqiptare, jam shumë krenare për ty

Magazina
Trump fali themeluesin e Silk Road, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për shitje droge

Trump fali themeluesin e Silk Road, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për shitje droge

Amerika
Mashkull dhe grua në SHBA - çka do të thotë kjo për komunitetin LGBTQ+

Mashkull dhe grua në SHBA - çka do të thotë kjo për komunitetin LGBTQ+

Amerika
Bëhen viralet videot e Laertit, i del organi gjential në transmetim live në Big Brother VIP Albania nga pakujdesia

Bëhen viralet videot e Laertit, i del organi gjential në transmetim live në Big Brother VIP Albania nga pakujdesia

Magazina
Iraku legalizon pedofilinë

Iraku legalizon pedofilinë

Azia
Kalo në kategori