LAJMI I FUNDIT:

25 vjet çlirim, Osmani: Anëtarësimi në NATO, synim i Kosovës për të ardhmen

25 vjet çlirim, Osmani: Anëtarësimi në NATO, synim i Kosovës për të ardhmen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës për nder të 25 vjetorit të çlirimit, u shpreh kur forcat e NATO-s shkelën në tokën tonë, ata nuk ishin vetëm ushtarë ata ishin shpëtimtarë.

Osmani tha se ata sollën me vete premtimin e lirisë, sigurinë se bota nuk kishte harruar për popullin e Kosovës dhe vendosmërinë për ti dhënë fund mizorive të kryera kundër popullit tonë.


“Hyrja e NATO-s në Kosovë ishte dëshmi e fuqisë së solidaritetit ndërkombëtar. Liria është më shumë sesa fjalë, është thelbi i qenies tonë, ajri që e thithim, ëndrra që guxuam ta ëndërrojmë dhe e ardhmja që aspiruam dhe për të cilën luftuan dhe dhanë jetën çlirimtarët tanë. Hyrja e NATO-s nuk ishte thjeshtë fitore ushtarake dhe kapitullim i Serbisë Millosheviqiane, ishte triumf i shpirtit njerëzor mbi tiraninë”, tha Osmani.

Ajo shtoi se NATO në vitin 99 na dha mbështetjen përfundimtare për lirinë tonë, “ndaj ne sot synojmë dhe e meritojmë anëtarësimin në këtë organizatë ushtarake”.

Presidentja shtoi se zhurma e helikopterëve të NATO-s, uniformat me flamujt të shumtë, flamuj që simbolizonin lirinë e jo urrejtjen e dhunën, u shndërruan në simbol të shpëtimit të popullit të Kosovës nga shfarosja që synonte regjimi gjenocidal i Serbisë, duke larguar makinerinë gjenocidale të Millosheviqit, të turpëruar të kapitulluar, e tillë ajo mbetet edhe sot.

“Në qershor 1999 muret e tiranisë u shembën. Mbi 38 mijë ushtarë nga 36 vende komunikuan me gjuhën universale të lirisë. Atë ditë Evropa lindi në një Prishtinë të lirë”, tha Osmani.

Osmani tutje shtoi se do ta kujtojmë përherë rezistencën e presidentit Rugova për liri e pavarësi dhe aleancat e fuqishme që ai i ndërtoi së bashku me shumë e shumë veprimtarë të tjerë që i gëzojmë edhe sot.

“Do ta kujtojmë heroizmin e komandantit Adem Jashari dhe familjes Jashari. Do të jetojmë me kujtimin e të gjithë dëshmorëve të UCK-së dhe mbi 13 mijë të vrarë gjatë luftës në mesin e të cilëve 1133 fëmijë të vrarë vetëm në luftën e fundit në Kosovë”, theksoi presidentja.

Presidentja u shpreh se liria është e drejtë që edhe pasi të jetë arritur duhet mbrojtur dhe ruajtur me çdo kusht dhe me çdo çmim.

“Kjo na kujton se aleancat dhe partneriteti me shtetet janë po aq determinuese për ta garantuar e mbajtur lirinë e fituar duke mos e marrë asnjëherë si të mirëqenë”, tha Osmani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vdekur dhe 14 të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe veturës në Keqekollë të Prishtinës

Një i vdekur dhe 14 të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe veturës në Keqekollë të Prishtinës

Kronika e Zezë
Parlamenti i Spanjës nuk mbështet iniciativën e partisë katalunase “Junts” për njohjen e shtetit të Kosovës, 293 deputetë votuan kundër

Parlamenti i Spanjës nuk mbështet iniciativën e partisë katalunase “Junts” për njohjen e shtetit të Kosovës, 293 deputetë votuan kundër

Besnike Salihu
Policia identifikoi kamera vëzhguese të kamufluara për monitorim të lëvizjes së qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës në veri

Policia identifikoi kamera vëzhguese të kamufluara për monitorim të lëvizjes së qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës në veri

Lajme
Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit: Qeveria me Ligjin për Byronë tentoi kapjen e sistemit të drejtësisë

Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit: Qeveria me Ligjin për Byronë tentoi kapjen e sistemit të drejtësisë

Drejtësi
Plazhet e Vlorës thuajse bosh e larg pritshmërive, fundjava mbetet e vetmja shpresë

Plazhet e Vlorës thuajse bosh e larg pritshmërive, fundjava mbetet e vetmja shpresë

Lajme
Nga sot Gjermania e njeh dyshtetësinë, kosovarët mund t'i mbajnë të dyjat

Nga sot Gjermania e njeh dyshtetësinë, kosovarët mund t'i mbajnë të dyjat

Lajme
Kalo në kategori