LAJMI I FUNDIT:

Konfirmohet vendimi përfundimtar i Man Utd për të ardhmen e Ten Hag

Konfirmohet vendimi përfundimtar i Man Utd për të ardhmen e Ten Hag

Erik Ten Hag do të qëndrojë si trajner i Manchester United, pasi klubi anglez bëri rishikimin e sezonit që kulminoi me vendimin për ta mbajtur teknikun holandez në “Old Trafford”.

Pas një periudhe ku shumë shqetësime dhe thashetheme u përhapën për të ardhmen e Ten Hag, United mbajti bisedime me 54-vjeçarin të martën dhe preferenca e të dyja palëve ishte që ta vazhdonin bashkëpunimin.


Kontrata aktuale e Ten Hag skadon në qershor të vitit të ardhshëm dhe ka një opsion vazhdimi edhe për 12 muaj të tjerë, por palët tani do të hyjnë në negociata të reja për ta zgjatur atë edhe më tutje.

Pasi fitoi FA Cup muajin e kaluar duke mposhtur me rezultat 2-1 Manchester Cityn në finale, mediumi anglez The Athletic kishte raportuar se “Djajtë e Kuq” do t’i nënshtrohen një rishikimi të sezonit 2023/2024, duke përfshirë performancën e Ten Hagut.

Në rast se do të merrej vendimi për largimin e tij, tashmë kishin qarkulluar disa emra si kandidatë të mundshëm për ta zëvendësuar holandezin.

Thomas Tuchel, Roberto De Zerbi, Mauricio Pochettino, Thomas Frank dhe Kieran McKenna ishin në mesin e kandidatëve potencial për të marrë drejtimin e Unitedit.

Megjithatë, në fund të procesit të udhëhequr nga aksionari Sir Jim Ratcliffe, grupi i tij INEOS dhe drejtori sportiv Sir Dave Brailsford, u mor vendimi që të vazhdojnë përpara me Ten Hag në krye./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Miliarderi shpërbleu Kombëtaren e Gjeorgjisë me 10 milionë euro, premtoi një premio të jashtëzakonshëm nëse do të përjashtonin Spanjën

Miliarderi shpërbleu Kombëtaren e Gjeorgjisë me 10 milionë euro, premtoi një premio të jashtëzakonshëm nëse do të përjashtonin Spanjën

Përfaqësueset
10 momentet më ikonike të Euro 2024 deri më tani, dy nga to janë krijuar nga Shqipëria

10 momentet më ikonike të Euro 2024 deri më tani, dy nga to janë krijuar nga Shqipëria

Ndërkombëtare
Dënime në vlerë prej 171,375 euro shkaku i tifozëve, Kuqezinjtë më të dënuarit në Euro 2024

Dënime në vlerë prej 171,375 euro shkaku i tifozëve, Kuqezinjtë më të dënuarit në Euro 2024

Kombëtarja e Shqipërisë
UEFA me dorë të hekurt, FSHF merr dënimin më të madh në Evropian

UEFA me dorë të hekurt, FSHF merr dënimin më të madh në Evropian

Kombëtarja e Shqipërisë
Zidane i gjen Real Madridit pasuesin e Nachos - një mbrojtës për shumë vite

Zidane i gjen Real Madridit pasuesin e Nachos - një mbrojtës për shumë vite

La Liga
Zyrtare: Nacho largohet nga Reali dhe prezantohet te skuadra e re

Zyrtare: Nacho largohet nga Reali dhe prezantohet te skuadra e re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori