Deklarata e “kuvendit gjithëserb”, Hill: E ardhmja paqësore e Ballkanit të mbetet në fokusin e të gjithëve
Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, tha të martën se Serbia ka rol për të luajtur për një të ardhme paqësore në Ballkanin Perëndimor, pas një Deklarate të përbashkët mes liderëve të Serbisë dhe të entitetit serb të Bosnje e Hercegovinës – Republika Srpska (RS).
“Të gjithë të cilëve iu intereson për Serbinë dhe të ardhmen e saj, duhet të përqendrohen në krijimin e një të ardhme paqësore dhe të begatë për tërë Ballkanin Perëndimor, duke e rritur bashkëpunimin rajonal, me integrimin në BE si synimin përfundimtar”, tha Christopher Hill për REL-in.
Hill iu përgjigj pyetjeve të REL-it në lidhje me Deklaratën të ashtuquajturën Deklaratë për mbrojtjen e të drejtave kombëtare dhe politike dhe të ardhmërisë së përbashkët të popullit serb, të miratuar në seancën e përbashkët të Qeverisë së Serbisë dhe RS-së më 8 qershor.
“Kuvend gjithëserb” u mblodh të shtunën në Beograd, ku udhëheqës të Serbisë dhe të Republikës Srpska, bënë thirrje për unitetin e serbëve në të gjithë rajonin. Ai u organizua nën sloganin “Një popull, një kuvend – Serbia dhe Srpska”.
Të hënën, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Sarajevë tha se Deklarata e përbashkët mes Serbisë dhe Republika Srpska buron nga dezinformatat ligjore dhe është e mbushur me plot gabime.
Në një postim në rrjetin social X, Ambasada amerikane tha se “deklarata nuk përbën mbrojtjen e Marrëveshjes së Dejtonit për Paqe, siç pretendojnë autorët, por është sulm i qëllimshëm ndaj kësaj marrëveshjeje dhe ndaj institucioneve të Bosnje e Hercegovinës. Kjo është e rrezikshme”.
Në Deklaratën e tyre të përbashkët është përmendur edhe Kosova.
Përveç pjesës për emrin, në Deklaratë përmendet edhe që Kosova “është pjesë e patjetërsueshme e Serbisë”, dhe që “kuvendi gjithëserb” mbështet përpjekjet e Republikës së Serbisë për ruajtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit, të garantuar me ligjin ndërkombëtar, Rezolutën 1244 dhe rezolutat tjera të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Mbahet seanca gjyqësore për rastin "Kobra", ai thotë se nuk ndihet fajtor
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje