Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar ekspozitën “Reporting House”, që është hapur sot në Prishtinë.
Osmani tha se nuk beson që ka familje në Kosovë që nuk ka humbur dikë gjatë luftës në Kosovë.
Ajo shtoi se çdo skenë që është shfaqur në ekspozitën “Reporting House” i kujton njerëzit që nuk janë.
“Është një rikthim në të kalurën, një e kaluar jashtëzakonisht e dhimbshme, një e kaluar që është akoma plagë e hapur për shumë familje në Kosovë, por mbi të gjitha nga një e kaluar nga e cila duhet të mësojmë shumë. Mësimi kryesor është që të vërtetën duhet ta mbrojmë me çdo kusht e çdo çmim, njësoj siç e kanë mbrojtur të vërtetën rreth krimeve serbe në atë kohë mediat ndërkombëtare së bashku me bashkëpunëtorët e tyre këtu në Kosovë dhe u siguruan që në një kohë kur ne nuk kishim zë, kur s’kishim teknologji informative e platforma të rrjeteve sociale, ata e treguan të vërtetën tonë dhe e plasuan atë para syve të botës”, tha Osmani.
Presidentja ka thënë gjithashtu se për shkak të storjeve të këtyre gazetarëve u njoh e vërteta për Kosovën.
Ajo ka përgëzuar edhe organizatorët e ekspozitës “Reporting House” për punën e bërë.
“E vërteta as nuk mund të mangohet, as nuk mund të ndryshohet, sepse ajo ka ndodhur para syve të botës dhe arsyeja pse ka ndodhur para syve të botës, janë këta njerëz që ju i shihni këtu. E falënderoj gjithsecilin për kontributin dhe i inkurajoj që të vazhdojnë bashkëpunimin në mënyrë që të gjithë së bashku ta luftojmë çdo tendencë të historisë që paraqet Kosovën si agresor e Serbinë si viktimë sepse të gjithë e dinë siç e kanë parë me sytë e vet, Kosova ka qenë viktimë e një gjenocidi të regjimit të Millosheviqit dhe për fat të keq akoma nuk ka pasur drejtësi për asnjë nga masakrat e krimet që sot i shohim të prezantuara edhe nëpërmjet ekraneve këtu. Edhe një herë përgëzime për punën, por nuk duhet të ndalemi me kaq”, tha tutje Osmani.
Ndryshe ekspozita është hapur këtë të hënë (10.06.2024) dhe do të jetë e hapur deri në gjysmë të muajit shtator. /Kallxo.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje