LAJMI I FUNDIT:
Gjakova 25° fair_day

“Fëmjëri pa liri” dokumentari që u kushtohet fëmijëve të vrarë në komunën e Gjakovës

“Fëmjëri pa liri” dokumentari që u kushtohet fëmijëve të vrarë në komunën e Gjakovës

Shoqata “Krimet e Luftës – Gjakova 98/99” sot me fillim nga ora 19:00  në shkollën e muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë, do të shfaqë një dokumentar me titullin “Fëmijëri pa Liri” dhe që u kushtohet fëmijëve të vrarë gjatë lutës së fundit në Komunën e Gjakovës.

Në një intervistë për Telegrafin, Shkendije Hoda, udhëheqëse e Shoqatës “Krimet e Luftës – Gjakova 98/99”, tregon se si u ka ardhur ideja për realizimin e këtij dokumentari.


“Pasiqë vazhdimisht zyra jonë mbledh dokumentacionet e krimeve të luftës dhe kemi materiale të mjaftueshme rreth vrasjeve, menduam që në vitin jubilar të çlirimit të Gjakovës, të përkujtojmë moshën e cila nuk arriti as lirinë po as fëmijërinë ta jetojnë.” , u shpreh Hoda.

Hoda po ashtu përmendi se sa ishte i vështirë realizimi i një dokumentari me këtë tematikë.

“Të realizosh një dokumentar për vrasjen, masakrimin dhe djegien e fëmijëve, për ne ishte gjëja dhe përjetimi më i rëndë.”, tha Hoda.

E pyetur se sa ka marrë kohë realizimi i një dokumentari të tillë, Hoda tha që për shkak të gjendjes emocionale të familjarëve, realizimi i këtij dokumentari ka marrë mjaft kohë.

“Realizimi i këtij dokumentari ka zgjatë plotë 6 muaj, për shkak të kushteve dhe emocioneve familjare që nuk ishin mjaft të përshtatshme.”, potencoi Hoda.

Hoda po ashtu ceku edhe pjesën më sfiduese gjatë realizimit të këtij dokumentari.

“Emocionet kanë qenë pesha më e rëndë për ne, pasiqë kishte raste kur jemi detyruar disa orë të ndërprejmë xhirimet për shkak të dhimbjes së përjetuar.”, u shpreh Hoda.

Ndërsa Hoda foli edhe për përmbajtjen e këtij dokumentari.

“Dokumentari ka 8 rrëfime dëshmi, për fëmijët e tyre që ishin dëshmitarë rasti. Ka emocion, dhimbje dhe krenari për lirinë që ata na sollën. Në pamundësi që të realizojmë rrëfimet e 113 fëmijëve të vrarë në Komunën e Gjakovës që shpresojmë që këto rrëfime t’i gjejnë në librin të cilën e kam botuar, libër ky që do ipet falas, ne urojmë që familjarët të na kuptojnë dhe ju premtoj që nuk do t’i kemi në harresë për aq kohë sa Shoqata “Krimet e Luftës – Gjakova 98/99” do të vazhdojë punën e saj.”, përfundoi Shkëndije Hoda.

Theksojmë që Qeveria e Kosovëës me 13 dhjetor të vitit 2022, miratoi planin e veprimit për ndërtimin e memorialit për fëmijët e vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë./Telegrafi/.

Në trend

Më shumë
Parlamenti i Spanjës nuk mbështet iniciativën e partisë katalunase “Junts” për njohjen e shtetit të Kosovës, 293 deputetë votuan kundër

Parlamenti i Spanjës nuk mbështet iniciativën e partisë katalunase “Junts” për njohjen e shtetit të Kosovës, 293 deputetë votuan kundër

Besnike Salihu
Njëmbëdhjetë kërkesat e Budapestit për Kievin, Orban i kërkon Ukrainës të shpallë Zakarpattia

Njëmbëdhjetë kërkesat e Budapestit për Kievin, Orban i kërkon Ukrainës të shpallë Zakarpattia "tradicionalisht hungareze"

Evropa
UEFA me dorë të hekurt, FSHF merr dënimin më të madh në Evropian

UEFA me dorë të hekurt, FSHF merr dënimin më të madh në Evropian

Kombëtarja e Shqipërisë
Mourinho po e kërkon me çdo kusht ish-lojtarin e tij te Fenerbahce, klubi turk i bënë një ofertë të madhe

Mourinho po e kërkon me çdo kusht ish-lojtarin e tij te Fenerbahce, klubi turk i bënë një ofertë të madhe

Ndërkombëtare
Plazhet e Vlorës thuajse bosh e larg pritshmërive, fundjava mbetet e vetmja shpresë

Plazhet e Vlorës thuajse bosh e larg pritshmërive, fundjava mbetet e vetmja shpresë

Lajme
Rekordi që ka thyer Ronaldo në Euro 2024, nuk e kishte bërë kurrë më parë në një Kampionat Evropian

Rekordi që ka thyer Ronaldo në Euro 2024, nuk e kishte bërë kurrë më parë në një Kampionat Evropian

Ndërkombëtare
Kalo në kategori