LAJMI I FUNDIT:

“E dija para 25 vitesh që ishte gjëja e duhur për ta bërë”, Blair: Në Kosovë po ndodhin gjëra pozitive që janë mësim për tërë botën

“E dija para 25 vitesh që ishte gjëja e duhur për ta bërë”, Blair: Në Kosovë po ndodhin gjëra pozitive që janë mësim për tërë botën

Ish-kryeministri britanik,Tony Blair pas përfundimit të takimit me presidenten Vjosa Osmani, ka deklaruar se është rikthimi i tij në Kosovë është moment i emocioneve të thella.

“Dua ti nderoj njerëzit e Kosovës për guximin dhe vendosmërinë e tyre në atë kohë para 25 vitesh dhe vendosmërinë e tyre të palëkundur që t’ia shohin të mirën çlirimit të para 25 viteve. Atëherë isha i bindur se ishte e gjëja e duhur për ta bërë dhe vazhdoj ta kem këtë bindje dhe tani jam i bindur që duhet të rrimë krahë njerëzve të Kosovës në mënyrë që e ardhmja e Kosovës të jetë në linjë me meritat e njerëzve të saj”, ka deklaruar Blair.


Konferenca e përbashkët e presidentes Vjosa Osmani me ish-kryeministrin britanik, Tony Blair

Ish-kryeministri britanik u shpreh se Kosova meriton të jetë në familjen e kombeve.

“Këtu po ndodhin gjëra pozitive që janë mësim për tërë botën e jo vetëm për popullin e Kosovës dhe pres me padurim ta shoh ditën kur Kosova si komb i pavarur dhe sovran zë vendin e duhur në familjen e kombeve. Dua të shpreh falënderimin dhe solidaritetin me njerëzit e Kosovës që e kam ndjerë atë kohë, e ndjej tani dhe do ta ndjej edhe në të ardhmen”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vdekur dhe 14 të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe veturës në Keqekollë të Prishtinës

Një i vdekur dhe 14 të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe veturës në Keqekollë të Prishtinës

Kronika e Zezë
Parlamenti i Spanjës nuk mbështet iniciativën e partisë katalunase “Junts” për njohjen e shtetit të Kosovës, 293 deputetë votuan kundër

Parlamenti i Spanjës nuk mbështet iniciativën e partisë katalunase “Junts” për njohjen e shtetit të Kosovës, 293 deputetë votuan kundër

Besnike Salihu
Policia identifikoi kamera vëzhguese të kamufluara për monitorim të lëvizjes së qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës në veri

Policia identifikoi kamera vëzhguese të kamufluara për monitorim të lëvizjes së qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës në veri

Lajme
Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit: Qeveria me Ligjin për Byronë tentoi kapjen e sistemit të drejtësisë

Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit: Qeveria me Ligjin për Byronë tentoi kapjen e sistemit të drejtësisë

Drejtësi
Plazhet e Vlorës thuajse bosh e larg pritshmërive, fundjava mbetet e vetmja shpresë

Plazhet e Vlorës thuajse bosh e larg pritshmërive, fundjava mbetet e vetmja shpresë

Lajme
Nga sot Gjermania e njeh dyshtetësinë, kosovarët mund t'i mbajnë të dyjat

Nga sot Gjermania e njeh dyshtetësinë, kosovarët mund t'i mbajnë të dyjat

Lajme
Kalo në kategori