LAJMI I FUNDIT:

Spalletti flet për Italinë e tij: Kemi skuadër të mirë

Spalletti flet për Italinë e tij: Kemi skuadër të mirë

Italia ka fituar ndeshjen e dytë miqësore ndaj Bosnjë dhe Hercegovinës me rezultat minimal 1-0.

Ka mjaftuar një gol nga Davide Frattesi që ‘Azzurët’ të marrin një fitore për tu nisur drejt Gjermanisë ku do të përballen në ndeshjen e parë me Shqipërinë.


Trajneri i Italisë, Luciano Spalletti ka folur pas ndeshjes për këtë fitore, derisa insiston se ata kanë një skuadër të mirë.

Si pritet të rreshtohet Italia kundër Shqipërisë në ndeshjen e parë për Euro 2024
Lexo po ashtu Si pritet të rreshtohet Italia kundër Shqipërisë në ndeshjen e parë për Euro 2024

“Driblonim më mirë në fushë, pak më shumë në pjesën e parë, por edhe në pjesën e dytë pamë cilësi. Dështuam në pasimin e fundit dhe në shënimin e golave, kishim 2-3 topa”, tha Spalletti.

“Scamacca ka luajtur një ndeshje të mirë, portieri i mori dy topa të bukur dhe nja dy herë nuk pati fat në drejtimin e topit, por e gjeti veten me të tjerët, shkëmbeu topa, pra luajti një ndeshje të mirë”.

“Pozicioni i Chiesas është pak nga pozicioni i tij, tek Juventusi ai luan si sulmues i dytë, ndërsa duke e vendosur në të majtë mendojmë se do të bërë të dy rolet. Ai u hap në dy raste dhe pati shansin të dilte një me një, nuk shkoi mirë”.

Italia nuk bind para përballjes me Shqipërisë: Dy miqësore, një fitore dhe një gol
Lexo po ashtu Italia nuk bind para përballjes me Shqipërisë: Dy miqësore, një fitore dhe një gol

“Bëmë atë që duhej të bënim, jemi të bindur që kemi një skuadër të mirë, atëherë do të duhet të futemi në atmosferën e ndeshjes reale. Kemi pasur dy skuadra thuajse të ndryshme, që kanë luajtur për t’i parë të gjitha nga pak, që të kemi mundësi për t’u përmirësuar”, deklaroi trajneri italian. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kampioni i Malit të Zi, Deçiqi, hoqi yllin e kuq nga stema dhe ndërroi ngjyrat, shtohet emri shqiptar

Kampioni i Malit të Zi, Deçiqi, hoqi yllin e kuq nga stema dhe ndërroi ngjyrat, shtohet emri shqiptar

Ligat tjera
Formacioni më i mirë i xhiros së tretë në Euro 2024

Formacioni më i mirë i xhiros së tretë në Euro 2024

Përfaqësueset
Miliarderi shpërbleu Kombëtaren e Gjeorgjisë me 10 milionë euro, premtoi një premio të jashtëzakonshëm nëse do të përjashtonin Spanjën

Miliarderi shpërbleu Kombëtaren e Gjeorgjisë me 10 milionë euro, premtoi një premio të jashtëzakonshëm nëse do të përjashtonin Spanjën

Përfaqësueset
Dënime në vlerë prej 171,375 euro shkaku i tifozëve, Kuqezinjtë më të dënuarit në Euro 2024

Dënime në vlerë prej 171,375 euro shkaku i tifozëve, Kuqezinjtë më të dënuarit në Euro 2024

Kombëtarja e Shqipërisë
Zidane i gjen Real Madridit pasuesin e Nachos - një mbrojtës për shumë vite

Zidane i gjen Real Madridit pasuesin e Nachos - një mbrojtës për shumë vite

La Liga

"Plotësova një ëndërr" - Kvaratskhelia ndali festën në gjysmë për ta përshëndetur Ronaldon, në fund mori fanellën e tij

Përfaqësueset
Kalo në kategori