LAJMI I FUNDIT:

Çka duhet të pres Kosova nga rezultatet e zgjedhjeve në BE?

Çka duhet të pres Kosova nga rezultatet e zgjedhjeve në BE?

Ndihma financiare për Ukrainën që po përballet me pushtimin rus, Lindja e Mesme por edhe Rajoni i Ballkanit, përfshirë edhe procesi i dialogut Kosovë-Serbi, janë çështje të cilat sipas njohësve të zhvillimeve politike, do të ndikohen nga rezultatet e zgjedhjeve për Parlamentin Evropian. 

370 milionë qytetarë nga 27 shtete anëtare të Bashkimit Evropian nga e enjtja e deri të dielën e kanë të drejtën që tu drejtohen kutive të votimit për t’i përzgjedhur deputet që do t’i përfaqësojnë në Parlamentit Evropian.


Bazuar në parashikime dhe sondazhe të ndryshme pritjet janë që të rritet përkrahja për ekstremin të djathtë.

Njohës të zhvillimeve brenda kontinentit evropian presin që e djathta të fitojë terren dhe të grupi i tretë më i madh, gjë që sipas tyre do të ndikonte menjëherë në vendimmarrjen dhe sjelljen e Bashkimit Evropian.

Zgjedhjet për Parlamentin Evropian - Konjufca, diasporës: Në rrethanat aktuale gjeopolitike janë më të rëndësishme se kurrë, votojini kandidatët shqiptarë
Lexo po ashtu Zgjedhjet për Parlamentin Evropian - Konjufca, diasporës: Në rrethanat aktuale gjeopolitike janë më të rëndësishme se kurrë, votojini kandidatët shqiptarë

“Ndikimi i tij do të varet dhe do të shkoj në disa drejtime. Ato lidhen me perceptimin se si ky krah ka fillimisht ndaj zgjerimit dhe temave kyçe aktuale që janë më të rëndësishmet e BE-së. Dhe këtu gjëja e parë që mund të përmendim është konflikti Rusi-Ukrainë, dhe konfliktet sporadike që ndodhin në rajonin e Ballkanit dhe të Lindjes së Mesme”, ka thënë për Tv Dukagjinin profesori i shkencave politike, Dorajet Imeri.

Sipas Imerit rritja e së djathtës do të ketë ndikime ekskluzivisht në përkrahjen financiare ndaj Ukrainës, dhe pengesa të reja për vendet që synojnë anëtarësim në bllokun e BE-së.

Me këto konkluzione pajtohet edhe Emir Abrashi ish këshilltar në Ministrinë e Jashtme të Kosovës.

Zgjerohet fronti europian i mbështetjes për kandidaturën e Marcos: Do punojmë bashkë për një Europë më të mirë, thotë eurodeputeti austriak Lucas Mandl
Lexo po ashtu Zgjerohet fronti europian i mbështetjes për kandidaturën e Marcos: Do punojmë bashkë për një Europë më të mirë, thotë eurodeputeti austriak Lucas Mandl

“Kjo mendoj se duhet duhet të jetë një alarm për institucionet e Kosovës që ta prioritizojnë përmbylljen e procesit të dialogut sa më parë në mënyrë që të mos e rrezikojnë fatin e vendit dhe të ardhmen e vendit brenda për brenda Bashkimit Evropian”, ka thënë Emir Abrashi nga Demokracia Plus.

Për shkak të rrezikut nga situatat e pa-parashikuara, Abrashi bënë thirrje që Kosova të shqyrtojë zbatimin e marrëveshjeve, madje nëse është nevoja edhe njëanshëm, meqë vendi synon anëtarësimin brenda bllokut.

Sondazhe të kryera nga Eurostat, tregojnë se evropianët në masë kanë interes për të marrë pjesë në proces, ndërsa parashikimet janë se grupi më i madh në Parlamentin e ardhshëm që ka 720 ulëse, do të përbëhet nga Partia Popullore Evropiane, me të paktën 180 deputetë, pasuar nga Aleanca Progresive e Socialistëve me afër 140 vende.

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti i Spanjës nuk mbështet iniciativën së partisë katalunase “Junts” për njohjen e shtetit të Kosovës, 293 deputetë votuan kundër

Parlamenti i Spanjës nuk mbështet iniciativën së partisë katalunase “Junts” për njohjen e shtetit të Kosovës, 293 deputetë votuan kundër

Besnike Salihu
Plazhet e Vlorës thuajse bosh e larg pritshmërive, fundjava mbetet e vetmja shpresë

Plazhet e Vlorës thuajse bosh e larg pritshmërive, fundjava mbetet e vetmja shpresë

Lajme
Dyshohet për krime lufte kundër popullatës civile gjatë luftës në rajonin e Gjakovës, arrestohet një person

Dyshohet për krime lufte kundër popullatës civile gjatë luftës në rajonin e Gjakovës, arrestohet një person

Lajme
Dyshime për spiunazh, Musliu: Vlajiq si pjesë e BIA-s, pati lidhje edhe me organizata ndërkombëtare në veri

Dyshime për spiunazh, Musliu: Vlajiq si pjesë e BIA-s, pati lidhje edhe me organizata ndërkombëtare në veri

Lajme
Deputetët e Listës serbe largohen nga seanca, Selmanaj: Kjo sallë do të mbahet mend për vazhdimin e mandateve të tyre

Deputetët e Listës serbe largohen nga seanca, Selmanaj: Kjo sallë do të mbahet mend për vazhdimin e mandateve të tyre

Lajme
IHMK paralajmëron reshje shiu me intensitet të lartë e shkarkime rrufesh

IHMK paralajmëron reshje shiu me intensitet të lartë e shkarkime rrufesh

Lajme
Kalo në kategori