LAJMI I FUNDIT:

Sylvinho publikon listën e Shqipërisë me 26 lojtarët e ftuar për Euro 2024, vetëm një lojtar mbetet jashtë

Sylvinho publikon listën e Shqipërisë me 26 lojtarët e ftuar për Euro 2024, vetëm një lojtar mbetet jashtë

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho ka publikuar përfundimisht listën me 26 lojtarët e ftuar për Kampionatin Evropian “Gjermani 2024”, duke hequr një lojtar nga lista preliminare prej 27 të ftuarve.  

Kombëtarja e Shqipërisë është gati për Kampionatin Evropian “Gjermani 2024”, pasi ka mbyllur me sukses përgatitjet në qendrën stërvitore të Stegersbah të Austrisë ku zhvilluan edhe dy ndeshje miqësore në “Haladas Sportkomplexum” ndaj Lihtenshtejnit dhe Azerbajxhanit.

Pasditen e sotme kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Dortmundit aty ku do të akomodohen në kampin bazë gjatë ditëve të qëndrimit në Gjermani për finalet e “EURO 2024” në SportCentrum Kaiserau.


"I kënaqur me ecurinë, tani mendojmë për Italinë" - rrëfehet Sylvinho para udhëtimit për Gjermani
Lexo po ashtu "I kënaqur me ecurinë, tani mendojmë për Italinë" - rrëfehet Sylvinho para udhëtimit për Gjermani

Trajneri Sylvinho dhe stafi teknik kanë marrë vendimin për sa i përket listës zyrtare të lojtarëve për Kampionatin Evropian.

Nga 27-të lojtarët e përzgjedhur në listën paraprake vetëm portieri Simon Simoni nuk do të jetë në Euro 2024, ndërsa pjesa tjetër e lojtarëve është gati për të dhënë maksimumin.

Pavarësisht se nuk do të ketë mundësi të japë kontributin e tij në fushë portieri Simon Simoni do të udhëtojë me ekipin drejt Dortmundit në kampin bazë dhe do të qëndrojë me skuadrën në mbështetje të kuqezinjve në Gjermani.

Lista e Shqipërisë për Euro 2024

Portierë: Etrit Berisha, Thomas Strakosha, Elhan Kastrati;

Mbrojtës: Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Ardian Ismajli, Arlind Ajeti, Naser Aliji, Mario Mitaj, Enea Mihaj, Marash Kumbulla;

Mesfushorë: Amir Abrashi, Kristjan Asllani, Nedim Bajrami, Medon Berisha, Klaus Gjasula, Qazim Laçi, Ernest Muçi, Ylber Ramadani;

Sulmues: Jasir Asani, Armando Broja, Mirlind Daku, Arbër Hoxha, Rey Manaj dhe Taulant Seferi;

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A nuk është ky karton i kuq? Për herë të parë në historinë e Ligës Premier, gjyqtari nuk respektoi vendimin nga dhoma e VAR

A nuk është ky karton i kuq? Për herë të parë në historinë e Ligës Premier, gjyqtari nuk respektoi vendimin nga dhoma e VAR

Premier League
Raphinha emëron klubin e vetëm që ai mendon se mund ta ndalojë Barcelonën ta fitojë Ligën e Kampionëve

Raphinha emëron klubin e vetëm që ai mendon se mund ta ndalojë Barcelonën ta fitojë Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Salah në fanellën e

Salah në fanellën e "klubit të ri" - a është ky sinjal se egjiptiani ka vendosur për të ardhmen?

Premier League
Një ekspert i leximit të buzëve zbuloi atë që Guardiola i tha Ortegas pas ndeshjes së Cityt - një aluzion emocional për një gabim

Një ekspert i leximit të buzëve zbuloi atë që Guardiola i tha Ortegas pas ndeshjes së Cityt - një aluzion emocional për një gabim

Premier League
Zbulohet paga e Kvaratskhelias te PSG, katërfish më e madhe se te Napoli

Zbulohet paga e Kvaratskhelias te PSG, katërfish më e madhe se te Napoli

Serie A
Kalo në kategori