LAJMI I FUNDIT:

Goditet për vdekje shqiptari në Itali, shkoi të vizitonte mbesën 

Goditet për vdekje shqiptari në Itali, shkoi të vizitonte mbesën 

Një shqiptar është vrarë gjatë natës në Bibbiano, në zonën Reggio Emilia-s të Italisë.

Ngjarja tronditëse ndodhi pak para orës 23:00, pas një debati, ku një italian goditi me thikë për vdekje 61-vjeçarin me origjinë shqiptare, i cili kishte shkuar në ndërtesën ku banon i dyshuari për të vizituar mbesën e tij.

Policia identifikoi sulmuesin e dyshuar, një 41-vjeçar, i cili u gjet në banesën e tij dhe më pas u arrestua.


Gjatë kontrollit policia i sekuestroi edhe një thikë kuzhine italianit, që dyshohet se ishte arma e krimit, të cilën e ka marrë nga banesa ku jeton me nënën e tij dhe më pas ka shkuar në shtëpinë e fqinjëve të tij shqiptarë.

Sipas dyshimeve të para, nga mediat italiane, thuhet se debati ka shpërthyer për shkak të qëndrimit tallës të italianit ndaj shqiptarit.

41-vjeçari, i cili ka një histori të një sërë vjedhjesh serie të kryera brenda supermarketeve Bibbiano, u arrestua me akuzën e vrasjes me dashje e rëndë dhe e dërguar në burg.

Kur po e merrnin në makinë, rreth 30 persona që ishin mbledhur poshtë shtëpisë u hodhën në drejtim të 41-vjeçarit dhe tentuan ta linçonin. Policia krijoi një kordon dhe arritën ta largonin. /TCH/