Komuna e Prishtinës përmes Zyrës së Arkitektit të Kryeqytetit ka nisur punët në dizajnim e tenderim të disa mbikalimeve e nënkalimeve për lidhjen e lagjeve me qendrën.
Në mesin e tyre gjatë konferencës së punëve që po kryen Arkitekti i Kryeqytetit , e cila u mbajt më 07.06.2024, u përmend edhe ‘Pasarela’ mbitokësore që lidh Pallatin e Rinisë me Hotelin Grand, projekt ky që ishte në planin fillestar për ndërtimin e Pallatit të Rinisë, por që nuk është përfunduar.
Bledion Baraliu, arkitekt në ekipin e Zyrës Arkitekti i Kryeqytetit tha se tashmë janë analizuar të gjitha elementet për ecje tutje me këtë projekt.
“Grandi dhe Pallati janë në listë të mbrojtjes dhe nuk ka ndryshim që do mund të shkaktonte problem në implementim të planit origjinal për Pallatin e Rinisë, janë analizuar të gjitha këto elemente”- tha ai.
Derisa, kryetari Përparim Rama tha se nuk ka ndryshuar diçka në zonën përreth që do të pengonte vazhdimin e këtij projekti.
“Nuk ka diçka fizike që do të pengonte ndërlidhjen e Pasarelës, Pallati veçse ka nisur të restaurohet pjesërisht, i kemi disa projekte edhe me nivelin qendror. Pjesa prapa në projektin origjinal tash është e panevojshme sepse qyteti tash është zhvillu, neve tash na duhet një kampus sportiv shumë më i madh”- tha Rama.
Përfaqësuesit e Kryeqytetit kanë duke zhvilluar diskutim për projektin ‘Arkitekti i Kryeqytetit’ dhe punën që po kryhet përmes kësaj zyre.
I pari i Kryeqytetit, Përparim Rama, së bashku me drejtorët dhe stafin e projektit dhanë detaje për lehtësimet dhe punët që sipas tyre po kryen ‘Arkitekti i Kryeqytetit’.
Rama, tha se disa projekte janë në fazën e tenderimit e disa në fazën e aplikimit. Problemi kryesor në Prishtinë sipas Ramës është trafiku.
“Unë vetë me background si arkitekt urbanist e kuptoj procesin e punëve të mëdha që fillimisht zgjat pak më shumë, pastaj krijon mundësi për transformim të mirëfilltë me projekte mirë të menduara të analizuara dhe më pas implementimi është më i lehtë” – tha kryetari i Prishtinës më 07.06.2024.
“Si rezultat i punëve të tjera Kryeqyteti bashkë me organizatën e tenderëve, sot (07.06.2024) do t’i prezantojmë disa punë me vu në kontroll dhe me rrethu një vizion për Kryeqytetin. Disa janë në fazën e tenderimit, disa në fazën e aplikimit, ta tregojmë edhe nevojën e kryeqytetit për një rrëfim të së ardhmes, i duhet një rrëfim, një narrativ që na kujton të kaluarën dhe na lidh me të ardhmen. Kemi probleme me trafik, trafiku krijon dëm në ambient për shkak të ajrit të papastër, shkakton stres në aspektin shëndetësor. Projekti e tregon zgjidhjen për trafikun, projektin për kampusin e sporteve, Prishtina do jetë pjesë e lojërave mesdhetare në 2030”, – tha Rama.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën
Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm
Bllokimi i rrugëve nga protestuesit në Serbi, apelohet që të shmanget kalimi kufitar në Jarinë
“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së
Haxhiu: Sami Lushtaku personalisht ka tentuar të sulmojë eskortën e kryeministrit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij