LAJMI I FUNDIT:

Humolli: Lufta speciale e Serbisë kundër Kosovës po tolerohet nga ndërkombëtarët

Humolli: Lufta speciale e Serbisë kundër Kosovës po tolerohet nga ndërkombëtarët

Deputeti Fatmir Humolli ka kritikuar komunitetin ndërkombëtar për tolerimin e veprimeve të Serbisë që dëmtojnë shtetin e Kosovës. Ai thekson se Serbia, përmes aleatëve të saj, po pengon integrimin e Kosovës në institucionet euroatlantike.

Lufta speciale e Serbisë kundër shtetit të Kosovës është duke u toleruar nga ndërkombëtaret dhe të njëjtit po i japin hapësirë shtetit serb që t’i dëmtojnë institucionet e Kosovës, ka deklaruar deputeti, Fatmir Humolli, teksa ka komentuar arrestimin e dy “spiunëve” shqiptarë të BIA-s serbe.

Sipas Humollit, Serbia përmes aleatëve të saj është duke e penguar Kosovën të integrohet në institucionet euroatlantike.


“Serbia është duke parë pozicionin e bashkësisë ndërkombëtare e cila është jo korrekte në raport me Kosovën. Janë duke u sjell në një pozicion që me i kriju Serbisë hapësirë për këto veprime, për ta dëmtuar shtetin e Kosovës. Tash Serbia bën veprime me qëllim mos me lënë avancimin e Kosovës për shkak se këto mike që i ka brenda NATO-s, BE-së, Serbia i gjen këto elemente pretekste për me pengu Kosovën me ec përpara. Jo rastësisht është prej BE-së janë sanksionet ndaj Kosovës, që lufton për të drejtën  vet, kurse nuk bën bankine ndaj Serbia, e cila e ka sjell grupin diversant, e ka sulmuar KFOR-in këtu dhe praro është tolerant ndaj kësaj politike hegjemoniste serbe”.

Krijimi i Gjykatës Speciale është luftë speciale që është zhvilluar prej Serbisë përmes miqve të saj dhe ka nderuar një gjykate për ta luftuar luftën e UÇK-së dhe jo individët e UÇK-së”, ka thënë Humolli në TV Dukagjini.

Humolli ka thënë se edhe disa politikanë e persona publik me vetëdije apo pavetëdije janë duke u bërë marioneta të shtetit serb dhe BIA-s.

Në trend Lajme

Më shumë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori