LAJMI I FUNDIT:

Amerikanja kurrë nuk e kthen karrocën e dyqaneve – zbulohet pse e bën këtë, arsyeja shkaktoi një lumë komentesh

Amerikanja kurrë nuk e kthen karrocën e dyqaneve – zbulohet pse e bën këtë, arsyeja shkaktoi një lumë komentesh

Një psikologe dhe nënë e dy fëmijëve është përballur me reagime të forta në TikTok pasi zbuloi se ajo nuk i kthen kurrë karrocat e supermarketeve.

Pasi të keni mbaruar blerjet dhe të keni vendosur mallin në veturë, pritet ta ktheni karrocën në vendin e caktuar, duke e bërë më të lehtë për klientët e tjerë. Kjo grua nuk e bën këtë dhe vendosi të shpjegojë pse.

Arsyet pse njerëzit nuk i kthejnë karrocat mund të ndryshojnë – nuk kanë mundësi, ose thjesht janë dembelë, por fakti është se ato gjithashtu e bëjnë të vështirë lëvizjen e automjeteve nëpër parking.


Leslie Dobson, megjithatë, ka motive të ndryshme, raporton LadBible.

“Mund të më gjykoni sa të doni. Unë nuk do të vendos sende ushqimore në karrocë dhe më pas do t’i lë fëmijët brenda, ndërsa unë do ta vendos karrocën në vend”, tha ajo.

@drlesliedobson #groceryshopping #shoppingcart #traderjoes #protectourchildren #protectourkids #educational #groceries #singlemom #drleslie ♬ original sound – Dr. Leslie

Videoja, e cila është parë më shumë se 11 milionë herë, u komentua tejet shumë.

“Nëse mund ta marrësh karrocën, mund ta kthesh”, ka shkruar një person, duke argumentuar se është e mundur të gjykohet karakteri i një personi bazuar në sjelljen në një dyqan ushqimor.

Kritikat e shtynë Dobson të flasë sërish, duke theksuar se ajo është e fokusuar mbi të gjitha te siguria e fëmijëve.

“Miliona njerëz janë të shokuar që nuk po e kthej karrocën”, tha ajo në një video të re.

Më pas ajo ka përsëritur apelin e organizatës “Kids and Car Safety” që prindërit të mos i lënë më të vegjlit në veturë as për asnjë minutë.

“Vitin e kaluar në Amerikë janë rrëmbyer 265 fëmijë nga parkingjet. Gjysma janë abuzuar seksualisht. I ftoj njerëzit të besojnë ndjenjat e tyre dhe të vlerësojnë nëse një parking është i sigurt”, shtoi ajo. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Botë
Koreja e Veriut tërheq ushtarët nga vija e frontit në Ukrainë

Koreja e Veriut tërheq ushtarët nga vija e frontit në Ukrainë

Evropa
Rusët pretendojnë se Ukraina ka nisur një ofensivë të re në Kursk

Rusët pretendojnë se Ukraina ka nisur një ofensivë të re në Kursk

Evropa
Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet

Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet

Botë
Forcat ukrainase përparojnë në rajonin e Kurskut

Forcat ukrainase përparojnë në rajonin e Kurskut

Evropa
Kellogg: Aktualisht jemi vetëm në nivelin e tretë nga dhjetë të sanksioneve ndaj Rusisë

Kellogg: Aktualisht jemi vetëm në nivelin e tretë nga dhjetë të sanksioneve ndaj Rusisë

Evropa
Kalo në kategori