LAJMI I FUNDIT:

140 mijë vetura hyjnë në Prishtinë brenda ditës, Rama thotë se kanë bërë zgjidhjen përfundimtare për problemin e trafikut

140 mijë vetura hyjnë në Prishtinë brenda ditës, Rama thotë se kanë bërë zgjidhjen përfundimtare për problemin e trafikut

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se për dy javë rresht kanë bërë matjen e trafikut, ku sipas matjeve, në kryeqytet hyjnë 140 mijë makina brenda ditës.

Rama thotë së trafiku ka qenë i mbingarkuar për një kohë të gjatë, dhe se tani janë duke bërë zgjidhjen përfundimtare për problemin e trafikut në kryeqytet, transmeton Telegrafi.

“Trafiku i mbingarkuar ka qenë për një kohë të gjatë problematikë me të cilën është përballur kryeqyteti. Një telash i madh, të cilin nuk mund ta linim pa i dhënë zgjidhje. Fillimisht na duhej të dinim sa makina hyjnë e dalin dhe sa qarkullojnë rrugëve të Prishtinës”, thotë ai.


Tutje, ai ka shkruar se 9 mijë vetura qarkullojnë në unazën e brendshme.

“Kemi vendosur 18 kamera në rrugët dhe udhëkryqet kryesore të qytetit. Dhe për dy javë rresht e kemi kemi matur trafikun, përgjatë 24 orëve. Tani e dimë që 140 mijë makina hyjnë brenda ditës në qytet. Prej tyre, 13 mijë vetëm gjatë orës kulmore, nga të cilat 9 mijë qarkullojnë vetëm në unazën e brendshme”, pohon Rama.

Mes tjerash ai thotë se “për pasojë, pritjet mesatare në semaforë kanë dalë të jenë 298 sekonda për automjet”.

“Pra, mijëra euro humbje ditore në karburant. Dhe dhjetëra e qindra mijëra të tjera në orë pune. Krejt këto i takojnë të shkuarës”, vijon ai.

Kryetari i Prishtinës, ka shtuar tutje se “zgjidhja e problemit të trafikut nga SHAK-u dhe Kryeqyteti bën të mundur që pritja në semafor të zvogëlohet për 95%, shpenzimet e karburantit për 80% dhe që shpejtësia mesatare e lëvizjes të rritet nga 12 km/h sa ishte, në 37 km/h”.

“Pra, një qark i plotë në unazën e brendshme të qytetit, e cila paraprakisht zgjaste 55 minuta, tani kryhet për 12 minuta”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

Lajme
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Kalo në kategori