Hera e tretë brenda tre muajsh ishte tentim-grabitja e ditës së djeshme në rrugën e këmbimoreve në Tophane të Prishtinës. Pronaret e tyre po thonë se janë të shqetësuar nga kjo dukuri dhe janë të pakënaqur me ndëshkueshmërinë e institucioneve për grabitësit.
Një rrugë në Tophane të Prishtinës njihet për numrin e madh të këmbimoreve që gjenden aty.
Por kohëve të fundit vëmendjen po e merr për diçka tjetër, sepse është bërë cak i grabitësve.
I fundit rast ndodhi të mërkurën ku një person tentoi të grabisë njërën nga to por përfundoi në duart e Policisë.
Ai ishte i armatosur e i maskuar, madje ka edhe shenja të gjuajtjes me armë zjarri pikërisht në këtë rrugë.
Por, sipas njërit nga pronaret e një këmbimoreje, i cili preferoi të mbetet anonim kjo është hera e tretë që po ndodhë një gjë e tillë brenda tre muajve.
“Është trend shumë shqetësues përderisa brenda tre muajve grabitësit ndihen të lirë me bo sulmin në lokacionin e njëjtë e në mënyrën e njëjtë atëherë kjo për neve është sinjal shumë i rrezikshëm dhe i pasigurt, komplet komuniteti jo vetëm kompanitë që operojnë në këtë rajon”, ka thënë pronari i këmbimores.
Ndonëse pronaret e këtyre këmbimoreve janë mirënjohës për reagimet e Policisë së Kosovës, ata kanë kritika për një hallkë tjetër të drejtësisë.
“Jemi shumë të kënaqur me reagimin e policisë dje por ne prap besojmë që theksi kryesor duhet të vihet tek gjyqësia sepse këto raste nuk po tregojnë trend të rënies pikërisht se dënimet po janë të vogla”, ka thënë pronar i këmbimores.
Edhe njohësit e çështjeve të sigurisë po konsiderojnë se në këto raste duhen preventiva më serioze.
“Në shumicën e rasteve janë recidivist, këta persona duhet të vëzhgohen, nëse ka nevojë aq të rrezikshëm në 24 orë, në shtatë ditë të javës të marren masa taktike, operative, gjithmonë të organeve të rëndit në mënyrë që këto dukuri të parandalohen”, ka theksuar Arben Dashevci – njohës i Sigurisë.
Në tentim grabitjen e ditës së mërkurë, Policia e Kosovës pos arrestimit të të dyshuarit ka sekuestruar edhe veturën e tij, si dhe një armë automatike, të tipit AK-47 me të cilën dyshohet se edhe shtiu gjatë grabitjes.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë
Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj