Fatmir Bytyqi, deputet dhe deputet i LSDM-së, në Facebook ka njoftuar se nuk do të kandidojë për kryetar të LSDM-së, në mënyrë që, siç thotë ai, të parandalohet “fragmentimi dhe polarizimi i mëtejmë në radhët e anëtarëve”.
“Jam i vetëdijshëm se shumë nga bashkëpartiakët e mi, si dhe një numër i madh i miqve të mi që janë përkrahës të LSDM-së, presin nga unë të jem njëri nga kandidatët në zgjedhjet e ardhshme për kryetar, dhe ky është një nder i madh për mua. Besoj se, shumë prej tyre jetojnë dhe kontribuojnë në shoqërinë tonë përmes të njëjtave vlera që ndajmë. Disa nga bashkëpartiakët tashmë kanë dalë me kandidaturat e tyre dhe kjo është e drejtë e tyre – mendoj se të gjithë ata që ndajnë vlerat socialdemokrate, që janë përfshirë aktivisht në proceset e mëparshme zgjedhore me qëllim të fitores së LSDM-së dhe që janë të etur për bashkim dhe rinovim të vlerave të partisë në periudhën e ardhshme, meritojnë të kenë mbështetjen time dhe të të gjithë anëtarëve tanë.
Disa nga anëtarët tashmë janë duke marrë anë përmes përkrahjes të të preferuarve të tyre që për mendimin tim nuk është mënyra më e mirë, nëse qëllimi ynë primar në këtë periudhë është ruajtja e unitetit dhe dinjitetit brenda LSDM-së. Tani kemi nevojë për llogaridhënie, integritet, transparencë dhe drejtësi në zgjedhjet e ardhshme – dhe vetëm duke i respektuar do të dëshmojmë se shtetëformësia e unitetit Socialdemokrat nuk është vetëm në letër. Unë si Fatmir nuk jam shtylla më e fortë në LSDM por as në shoqërinë tonë – por unë si pjesë e EKIPIT që i jeton të gjitha vlerat e përmendura më lart, jam një nga ata që besoj se partia jonë shumë shpejt mund t’i kthehet shtigjeve të fitores. NE jemi ata që besojmë se mund të përqafojmë NDRYSHE metodat e mirëkuptimit, bashkëpunimit dhe respektit të ndërsjellë për diversitetin. Ne jemi ata që kërkojmë një rrugë NDRYSHE drejt unitetit dhe dialogut, të cilët besojmë se nevojitet një lidership i ri që do të jetë në përputhje me vlerat socialdemokratike. NE jemi ata që besojmë në një shoqëri ku të gjithë jemi njejtë të barabartë, NE jemi ata që besojmë në dialogun e sinqertë dhe solidaritetin me sindikatat/punëtorët, NE jemi ata që besojmë në kohezionin social, NE jemi ata që besojmë në funksionalitetin dhe administratë publike, në një shoqëri të dixhitalizuar, NE jemi ata që besojmë në ndërkulturalizëm, NE jemi ata që besojmë në socialdemokracinë si një forcë progresive në Maqedoni – dhe NE jemi shumë por të ndryshëm, megjithatë të bashkuar në idealet dhe synimet tona”, shkruan Bytyqi në profilin e tij në Facebook.
Zgjedhjet e brendshme partiake janë caktuar për 30 qershor dhe pasojnë dorëheqjen e liderit Dimitar Kovaçevski, i cili pas humbjes në zgjedhjet parlamentare dha dorëheqje së bashku me kryesinë e partisë. Të dielën, më 9 të këtij muaji, LSDM do të mbajë edhe Kongresin llogaridhënës ku do të analizohen arsyet e rezultatit zgjedhor./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëJashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni
"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm
“Për 30 sekonda hipnotikët e humbin vetëdijen e pacientit”, çfarë ndodh me trupin kur jemi nën ndikimin e anestezionit? Shpjegon doktori Spahija
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime