LAJMI I FUNDIT:

Tensione gjatë dëshmisë në Speciale: Gjyqtari ‘kërcënon’ gazetarin Nuhi Bytyçi se do t’ia thërrasë sigurimin

Tensione gjatë dëshmisë në Speciale: Gjyqtari ‘kërcënon’ gazetarin Nuhi Bytyçi se do t’ia thërrasë sigurimin

Një situatë e pazakontë është parë sot në Gjykatën Speciale, aty ku përfundoi dëshminë gazetari i kohës së luftës, Nuhi Bytyçi.

Në përfundim të dëshmisë së tij Bytyçi deshi të japë edhe një opinion në lidhje me marrjen në pyetje të tij, duke kërkuar që libri i tij të mos ketë ndikim në verdiktin ndaj krerëve të UÇK-së.


“U përgjigja edhe në pyetjet e prokurorisë, edhe në të tuajat edhe të mbrojtjes. Desha t’u falënderoj që ma dhatë mundësinë që para kësaj gjykate të respektuar dhe para opinionit të paraqes dëshminë time për punën time si gazetar gjatë periudhës së luftës, e cila konsideroj se ka qenë një ndër periudhat më të rëndësishme të punës time profesionale. Unë jam përpjekur ta them të vërtetën dhe pashë se një pjesë e madhe e librit është përdorur këtu nga prokuroria si dokument i kësaj gjykate. Ju lus të keni parasysh faktin se këto janë kujtimet e mia dhe të mos ndikojnë në aktgjykimin e kësaj gjykate..”, tha fillimisht gazetari Bytyqi.

Kjo shkaktoi reagimin e ashpër të kryegjyqtarit, Charles Smith, i cili i kërkoi Bytyçit të dalë nga salla, por që ai refuzoi thirrjen e tij.

Në një moment, kryegjyqtari Smith e kërcënoi Bytyçin se do ta thërrasë sigurimin nëse ai nuk del në ato momente.

Pjesë nga biseda dhe videoja e asaj që ndodhi:

Gjykatësi: Mund të largoheni nga salla e gjyqit, faleminderit shumë që ishit me ne, gjithë të mirat.

Nuhi Bytyçi: U përgjigja edhe në pyetjet e prokurorisë, edhe në të tuajat edhe të mbrojtjes. Desha t’u falënderoj që ma dhatë mundësinë që para kësaj gjykate të respektuar dhe para opinionit të paraqes dëshminë time për punën time si gazetar gjatë periudhës së luftës, e cila konsideroj se ka qenë një ndër periudhat më të rëndësishme të punës time profesionale. Unë jam përpjekur ta them të vërtetën dhe pashë se një pjesë e madhe e librit është përdorur këtu nga prokuroria si dokument i kësaj gjykate. Ju lus të keni parasysh faktin se këto janë kujtimet e mia dhe të mos ndikojnë në aktgjykimin e kësaj gjykate…

Gjykatësi: Të lutëm, të lutem…po futeni në materialet të cilat i keni shtjelluar gjatë dëshmisë tuaj, faleminderit, mund të largoheni nga salla.

Nuhi Bytyçi: Faleminderit për mundësitë që ma dhatë. Doja të shprehja opinionin tim se si gazetar që kam pas…

Gjykatësi: E keni thënë këtë… dëshmitar… dëshmitar të kam fikur mikrofonin. Të lutem largohuni nga salla tani…

Nuhi Bytyçi: Duke përcjellur si gazetar i pavarur dy procese gjyqësore, të Limajt dhe Haradinajt

Gjykatësi: Dëshmitar, dëshmitar, jau fika edhe njëherë mikrofonin. Dëshmitar, në qoftë se nuk do dalësh tani, do t’i them sigurimit t’ju nxjerr nga salla. /Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vdekur dhe 14 të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe veturës në Keqekollë të Prishtinës

Një i vdekur dhe 14 të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe veturës në Keqekollë të Prishtinës

Kronika e Zezë
Parlamenti i Spanjës nuk mbështet iniciativën e partisë katalunase “Junts” për njohjen e shtetit të Kosovës, 293 deputetë votuan kundër

Parlamenti i Spanjës nuk mbështet iniciativën e partisë katalunase “Junts” për njohjen e shtetit të Kosovës, 293 deputetë votuan kundër

Besnike Salihu
Policia identifikoi kamera vëzhguese të kamufluara për monitorim të lëvizjes së qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës në veri

Policia identifikoi kamera vëzhguese të kamufluara për monitorim të lëvizjes së qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës në veri

Lajme
Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit: Qeveria me Ligjin për Byronë tentoi kapjen e sistemit të drejtësisë

Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit: Qeveria me Ligjin për Byronë tentoi kapjen e sistemit të drejtësisë

Drejtësi
Plazhet e Vlorës thuajse bosh e larg pritshmërive, fundjava mbetet e vetmja shpresë

Plazhet e Vlorës thuajse bosh e larg pritshmërive, fundjava mbetet e vetmja shpresë

Lajme
Nga sot Gjermania e njeh dyshtetësinë, kosovarët mund t'i mbajnë të dyjat

Nga sot Gjermania e njeh dyshtetësinë, kosovarët mund t'i mbajnë të dyjat

Lajme
Kalo në kategori